Agjencia Zhurnal.mk

Aktori 66-vjeçar Dennis Quaid martohet me bukuroshen 27-vjeçare Laura Savoie

Dennis Quaid dhe Laura Savoie janë martuar.

Aktori 66-vjeçar u fejua me bukuroshen Laura, 27 vjeçare, pasi ata zgjodhën në një vendpushim bregdetar në Santa Barbara më 2 qershor, shkruan DailyMail.

Dashamirët kishin vetëm pastorin e tyre si dëshmitar, thuhet sipas burimeve të Revistës “People”.

Aktori, i cili më parë ishte martuar tri herë, tha: “Dashuria thjesht ka një mënyrë për të të befasuar”.

Çifti kishin planifikuar ta kurorëzonin dashurinë e tyre me një martesë në Hawaii në muajin prill, e ndjekur nga një ceremoni e dytë në Nashville për miqtë dhe familjen e tyre – por planet duhej të shtyheshin për shkak të pandemisë COVID-19.

Dennis e quajti kurorëzimin e tyre privat si “një ngjarje të bukur”: Ata shkëmbyen premtime tradicionale dhe unaza Bulgari, thuhet më tej sipas “People”.

Laura kishte veshur një fustan nga Chosen By One Day, që ishte një fustan i bardhë i butë, teksa flokët i kishte lënë në stilin kaçurrela të lirshme.

Ndërkohë Dennis kishte veshur për ceremoninë e kurorëzimit një kostum gri të markës “Hugo Boss” me një këmishë të bardhë dhe pa kravatë.

Dennisi dhe Laura, një studente e doktoraturës, u takuan në një ngjarje biznesi dhe filluan takimet në maj të vitit 2019.

Çifti e quajtën takimin e tyre si një “dashuri me shikim të parë”.

Në tetor të vitit 2019, pesë muaj pasi filluan lidhjen, dyshja u fejuan.

Aktori Dennis Quaid ka tri martesa të mëparshme me: Kimberly Quaid, Meg Ryan dhe P. J. Soles.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...