« Analistët » LSDM drejt rrugës së VMRO-së, pushteti absolut dëmton Maqedoninë
29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
Basha: Propozim për TVSH! Ja ku ndodhen ata që goditën policinë
basha-5.jpg

Tiranë, 11 tetor- Partia Demokratike do të paraqesë në Kuvend propozimin e saj për TVSH-në. Vetë kreu i saj, Lulzim Basha në një dalje të posaçme për mediat tha se duhet të ndërhyhet në themel, dhe kjo është garantimi i votës së lirë.

“Kryeministri nuk do t’ia dijë, sepse nuk ka asnjë raport llogaridhënie me qytetarët, sepse ka ardhur në pushtet me votë të blerë e të dhunuar, pa asnjë program, po me mashtrime të paketuara me propagandë. PD do të luftojë fort kundër marrëzisë, çmendurisë së rritjes së TVSH, do paraqesim propozimin tonë për ta frenuar këtë çmenduri. Do të vazhdojmë çdo ditë betejën kundër krimit të bërë njish me qeverinë, drogës dhe korrupsionit qeveritar. Çdo masë, çdo lëvizje do të jetë e pamjaftueshme nëse nuk ndërhyhet me themel. Ndërhyrje me themel do të thotë pikë së pari garantimi i votës së lirë. Vetëm me votën e lire e të ndershme një qeveri është e detyruar të japë llogari para njerëzve”, u shpreh Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar të mërkurën qeverinë se ka ndihmuar ata që goditën policinë në Elbasan natën e 18 shtatorit për tu larguar nga Shqipëria drejt një vendi të BE-së.

“Të dyshuarit kryesorë që kanë qenë në makinën e blinduar që përplasi policinë në Elbasan, me ndihmën e policisë së korruptuar të Edi Ramës, janë larguar nga vendi dhe sot gjenden në një vend anëtar të Bashkimit Evropian”, tha Basha në një konferencë për shtyp.

“Sot Edi Rama u jep llogari vetëm bandave se me ata mori pushtetin dhe siguroi votën.”

Basha tha se vota e lirë mund ta kishte shpëtuar vendin  nga gremina e keqqeverisjes dhe prapë vota e lirë është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar integrimin europian.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.10.2017, 14:32  | Xh.I. | 371 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.