29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Rama në Itali, takohet me krerët e lartë të shtetit
Edi_Rama_vet-780x439_1.jpg

Tiranë, 11 tetor - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Itali.

Rama do të pritet në Romë nga kryeministri italian Paolo Gentiloni, ku pas takimit dy kryeministrat Gentiloni e Rama, do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për gazetarët.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, kryeministri Rama do të pritet edhe nga Presidenti i Senatit italian, Pietro Grasso.

Italia mbetet një nga mbështetësit kryesor të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian e ky takim zhvillohet në pritjes së hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Partneriteti strategjik mes dy vendeve, marrëdhëniet ekonomike e projektet e përbashkëta, kërkesa e shtimit të numrit të investitorëve italianë në Shqipëri, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar e trafiqeve ilegale, çështja e sigurisë kundër rrezikut të terrorizmit ndërkombëtar, situata në Ballkan e problematika të aktualitetit europian e botëror, pritet të jenë disa nga tematikat e takimit dy palëshe mes Gentilonit e Ramës.

Pasditen e së martës kryeministri Rama informoi mbi hapjen e Konsullatës Shqiptare në Milano, ndërsa premtoi çeljen e të tjera stacioneve dinjitoze për shërbimet konsullore në botë.

“U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos. Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë”, shkruajti Kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”, ndërsa publikoi edhe një foto nga godina e re e Konsullatës Shqiptare në Milano.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.10.2017, 14:34  | Xh.I. | 391 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.