« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Ma..
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin
Bogdanoviq pjesë e tifo grupit që njihen me brohoritjet e tyre antishqiptare !
sasha-bogdanovic-600x320_1.jpg

Shkup, 12 tetor - Kandidati i LSDM-së për kryetar të Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq në një emision në Kanal 5 ka deklaruar se është tifoz i zjarrtë i klubit të basketbollit "Rabotniçki", transmeton Zhurnal.

Ky klub njihet me tifo grupin e zëshëm me parulla antishqiptare gjatë gjithë ndeshjeve të Rabotniçkit. Tifo grupi "City Park Boys" çdo ndeshje brohorasin "dhoma gazi për shqiptarët" dhe shumë fjalë tjera antishqiptare. Ndërkaq në emisionin në Kanal 5, Sasha Bogdanoviq thotë se ai e ndjek në çdo ndeshje, madje kur luan edhe si musafir.

"Ndryshe po unë jam fans i madh i Rabotniçkit që kur kam qenë fëmijë shkoj nëpër ndeshje. Nuk kam lënë asnjë ndeshje pa vajtur, në përjashtim kur nuk kam mundur, madje shkoj edhe kur luan jashtë. Neve tifozët mbetemi përgjithmonë me klubin ashtu ka qënë dhe ashtu do të mbetet. Unë kam qënë për Rabotniçki edhe kur ka qënë Dejani lojtar edhe kur ka qënë trajner tjetër, edhe tani që kemi një përbërje tjeter dmth gjithmonë kemi mbetur me klubin. Nuk kam lënë asnjë ndeshje të Rabotniçkit", ka deklaruar në një emsion në Kanal 5, kandidati për kryetar të Komunës Qendër nga rradhët e LSDM-së, Sasha Bogdanoviq.

Ndryshe, mësohet se kandidati i LSDM-së për Komunën Qendër, Sasha Bogdanoviq ka qenë edhe anëtar kryesor i tifo grupit "City Park Boys", dhe i njejti ka qenë bashkëpjesmarrës në brohoritjet antishqiptare gjegjësisht i përfshirë në gjuhë të urrejtjes.

Më poshtë e keni videon e plotë ku degjohen qartë brohoritjet e këti tifo grupi gjatë ndeshjeve kur luan Rabotniçki, si "shqiptar i vdekur është shqiptar i mirë", "dhoma gazi për shqiptarët" dhe shumë të tjera.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 12:13  | Xh.I. | 7,674 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasadorëve shqiptar?!
Ja emrat e Ambasadorëve të ri që do ta përfaqësojnë Maqedoninë ?!
Taravari: Nuk ka negociata për vendet vakante të ministrave tash e dy javë
« Zhurnal mëson » Kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit, sërish nga rradhët e BDI-së
Zaev i ofron ASH-së postin e zv.ministrit në shëndetësi
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.