« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Jo bashkëpunim politik, por partneritet të bujqve me shtetin, rekomandojnë ekspertët
133903681.jpg

Shkup, 12 tetor - Jo organizata politike të bujqve të cilët do t'i prezantojnë të drejtat e tyre, por partnerë të shtetit në sjelljen e rregullativave dhe evaulimin e proceseve ligjore i nevojiten bujqësisë së Maqedonisë që të jetë zhvillimore dhe konkurruese, theksuan ekspertët në punëtorinë e sotme për ferma familjare në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Siç deklaroi konsulenti kombëtar Lubomir Dimovski, komponenti politik duhet të lihet anash dhe të bëhet analizë e efekteve nga mbështetja e deritanishme financiare në bujqësi në bazë të treguesve dhe indikatorëve real, të lidhura me zbatimin e masave reale.

"Duhet të bëhet analizë e cila do t'i konfirmojë faktet reale nga masat e deritanishme qeveritare për mbështetje, të konfirmohet se si shpenzimi i parave ndikon mbi konkurrencën e fermerëve dhe nëse realisht u ndihmon apo jo, cila është ajo fije e lidhjes mes kategorisë sociale dhe ekonomike", theksoi Dimovski.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i cili mbajti fjalim para fillimit të punëtorisë, sërish tregoi në sfidën kyçe me të cilën po ballafaqohet agrari i Maqedonisë - sipërfaqe të vogla të fragmentuara të cilat e kufizojnë prodhimin, ndërsa dhe në mënyrë të vazhduar e kanosin qëndrueshmërinë e këtyre ekonomive, theksoi Nikolloovski, e kufizojnë edhe zbatimin e teknologjisë bashkëkohore, ndërsa pajisja e tanishme teknike është e pamjaftueshme apo e vjetërsuar.

"Në Programin qeveritar janë konfirmuar qëllimet strategjike të cilat do të garantojnë shfrytëzim të plotë të potencialit zhvillimor të sektorit të bujqësisë përmes rritjes  së sipërfaqeve bujqësore dhe rendimenteve dhe përmirësim të cilësisë dhe sigurisë të prodhimeve bujqësore. Por, që të arrihet ky qëllim, nevojitet transformim gradual e strukturës e pavolitshme ekzistuese të ekonomisë bujqësore në drejtim të prodhuesve bujqësor të specializuar tregtar-të orientuar të cilët do të përdorin teknikë dhe teknologji bashkëkohore në prodhim, do të prodhojnë prodhime me vlerë të lartë të shtuar dhe cilësi e cila kërkohet në tregje", nënvizoi ministri, duke përkujtuar se tashmë ka filluar procesi i konsolidimit të tokës.

Sipas Morten Hartvigsen nga Zyra rajonale e FAO-s, bujqësisë familjare e cila është resurs kyç për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, soacial dhe ekologjik, i nevojitet kujdes dhe vëmendje e veçantë. Në Maqedoni, tha Hartvigsen, 87 për qind nga vlera e përgjithshme e prodhimit bujqësor e prodhojnë pikërisht fermerët e vegjël.

Ekonomitë e vogla bujqësore janë segment i rëndësishëm edhe në Agjendën globale të FAO-s duke marrë parasysh se "qëllimi 2! parashikon "zero uri" dhe kërkon që deri në vitin 2030 të ndahet produktiviteti dhe të ardhurat e prodhuesve të vegjël të ushqimit dhe fermat familjare.

Rritja mesatare e tokës bujqësore në Maqedoni sipas ekonomisë bujqësore sipas të dhënave të vitit të kaluar është 1,8 hektar.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 12:56  | Xh.I. | 416 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.