29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Ligji për minoritetet debat në Parlamentin e Shqipërisë, replika Rama-Dule
133848905_1.jpg

Tiranë, 12 tetor - Ligji për pakicat ka qenë temë debati në seancën e sotme të Parlamentit të Shqipërisë.

Fillimisht ka qenë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule që ka kërkuar nisjen e diskutimeve për ligjin në fjalë, ndaj të cilit ka shprehur rezervat e tij, duke thënë se ligji bazohet vetëm në praktikat e vendeve të rajonit.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka kërkuar votim për të shtyrë debatin për ligjin në fjalë, por këtu ka hasur rezistencën e opozitës, kryetari i së cilës Lulzim Basha i ka bërë të qartë se “nuk mund të anashkalojë rregulloren me forcën e kartonëve”.

Në vijim, fjalën e ka marrë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili duke iu përgjigjur shqetësimit të ngritur nga Dule ka deklaruar se procesi i konsultimit për ligjin nuk ka marrë për bazë vetëm praktikat e rajonit, por edhe ato ndërkombëtare.

Bushati ka nënvizuar se, në hartimin e tij mazhoranca është konsultuar me zyrtarë ndërkombëtarë, përfshirë këtu komisionerin e OSBE-së për pakicat.

Por duke marrë fjalën, Dule ka deklaruar se, ligji i sjellë nga mazhoranca nuk përmban asnjë risi.

“Jo vetëm që nuk shton diçka të re, por ky ligj shënon hapa mbrapa. Ligji është në shkelje të hapur të konventës ndërkombëtare. Hiqni dorë nga kjo propagandë”, ka thënë Dule, i cili ka hedhur kritika edhe ndaj kryeministrit Rama.

Ky i fundit, në reagimin e tij e ka cilësuar si tendencioze deklaratën e kreut të PBDNJ-së dhe duke iu drejtuar atij ka thënë se, nuk është përfaqësues i denjë i një minoriteti.

“Ti je i qëllimshëm kur vë në gojë gjëra që unë s’i kam thënë kurrë. Ti je një minoritar dhe jo minoritet dhe je një përfaqësues gjithnjë e më pak i denjë për atë minoritet, të cilit ne i kemi dhënë dhe i japim respekt me ligjin që do të kalojmë sot”, ka thënë Rama.

Shqipëria zyrtarisht ka kaluar ligjin për pakicat kombëtare, duke nënkuptuar kështu njohjen e pakicës bullgare si minoritet dhe renditjen e kësaj pakice si minoriteti i nëntë i cili njihet në Shqipëri.

Duke iu përgjigjur deklaratës së Dules, Rama është shprehur se, “Europa nuk është as kishë, as xhami, Vangjel. Europa është një kontinent ku ne jemi pjesë. Fakti që s’jemi në BE nuk do të thotë se nuk jemi europianë. Ligji është krenari për këtë Parlament dhe një arsye që të tjerët rreth nesh të mësojnë nga ne si respektohen minoritetet”, ka thënë Rama.

Shqipëria zyrtarisht ka kaluar ligjin për pakicat kombëtare, duke nënkuptuar kështu njohjen e pakicës bullgare si minoritet dhe renditjen e kësaj pakice si minoriteti i nëntë i cili njihet në Shqipëri.

Ligji i vjetër për pakicat njihte si minoritet vetëm maqedonasit, ndërsa tashmë statusin e minoritetit do ta kenë edhe ata të cilët janë deklaruar si bullgarë. Në këtë mënyrë, në vendin tonë bullgarët i shtohen listës së minoriteteve, ku deri më tani ishin konsideruar grekët, maqedonasit, malazezët, romët, egjiptianët dhe arumunët.

Më 26 korrik ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva vizitoi Tiranën. Përveç diskutimeve për thellimin e bashkëpunimit dhe procesit të anëtarësimit në BE, qëllimi kryesor i vizitës së Zaharievas ishte njohja e minoritetit bullgar në Shqipëri. .

Sipas reagimeve që vijnë nga Sofia, komuniteti bullgar në Shqipëri arrin nga 50 mijë deri në 100 mijë banorë dhe nëse kjo shifër do të konfirmohet ndonjëherë, ky do ishte minoriteti më i madh në Shqipëri.

Aktualisht, vetëm 2 për qind e popullsisë së Shqipërisë është minoritare, me grekët që janë 24,243 banorë, të ndjekur nga romët me 8,301 banorë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 13:39  | Xh.I. | 912 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.