Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ligjet evropiane nuk po gjejnë zbatim në Maqedoni
« Analistët » Masat e qeverisë, fushatë për zgjedhjet lokale
qeveria_20.jpg

Shkup, 12 tetor - Dhënia e sinjaleve pozitive për zgjidhjen e problemeve të kahmotshme dhe për zbardhjen e rasteve të mistershme gjyqësore, pikërisht në prag të zgjedhjeve lokale, për analistët, është pjesë e fushatës zgjedhore dhe jo një hap real drejt epilogut të tyre. Së fundmi, rasti Monstra mori një kahje tjetër kur prokurorja e lëndës kërkoi rigjykim, gjë që nënkuptoi shpresë për të akuzuarit. Poashtu ka zëra për një marrëveshje të mundshme mes Qeverisë dhe kombinatit “Jugohrom” i cili u mbyllë përshkak se disa herë shkeli afatet për vendosjen e filtrave kurse të punësuarit në vazhdimësi kanë kërkuar rivënien në punë të tij. Javë më parë dhjetëra të burgosur janë liruar për ditët e fundjavave si dhe ka pasur nisma për amnisti, për të dënuarit për vepra të caktuara. Sipas analistit Agim Jonuz, këto zhvillime janë tentim për të bindur elektoratin, se partitë mbajnë premtimet e tyre, në sajë të të cilave erdhën në pushtet.

"Premtimet e këtij lloji në interes të zgjedhjeve lokale ku tematika, zgjedhja e programit dhe gjëra të tjera, janë të një karakteri tjetër, nuk është asgjë më shumë se marketing politik për momentin aktual. Ata janë premtime të partive politike të cilat fuqinë e tyre në qeveri duhet ta tregojnë duke i justifikuar premtimet e tyre. Kjo qeveri e re erdhi pikërisht për shkak se premtoi që të gjithë gjërat që populli dëshiron t’i ndryshojë, ajo do t’i ndryshojë. Mbetet që koha të tregojë nëse e gjithë kjo do të realizohet, edhe pse mendimi im personal është se kjo do të varet nga nevojat e politikës ditore dhe nga gjeopolitika lokale", deklaroi Agim Jonuz, analist .

Edhe sipas analistit Xhelal Neziri, zgjidhja e mundshme e këtyre problemeve, është vënë në funksion të sigurimit të votave për partitë e koalicionit qeveritar.

"Është fakt se çdo premtim që jepet në fushatë parazgjedhore dhe çdo projekt që promovohet në fushatë, nxit dyshime në opinion nëse bëhet fjalë për tentim për të manipuluar opinionin publik dhe për të marrë më shumë vota. Mendoj se pikërisht promovimi i zgjidhjes së këtyre problemeve të ndjeshme, nxit dyshime në opinion se këto projekte kanë të bëjnë ose janë vënë në funksion të grumbullimit të më shumë votave për partitë që përbëjnë pushtetin", tha Xhelal Neziri, analist.

Pushtetet e deritanishme, kanë praktikuar gjithnjë metodat e tërheqjes së votuesve me masa populiste, në mënyrë që të përfitojnë pikë politike gjatë fushatave zgjedhore. Jo gjithnjë, këto masa kanë pasur përfundim pozitiv për qytetarët, edhe pas përfundimit të proceseve zgjedhore.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 14:06  | Xh.I. | 676 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Koalicioni ASH-BESA, fillon zyrtarizmin nga Gostivari
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.