« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Në UT u prezantua projekti "Të drejtuarit e dialogut rinor në promovimin e demokracisë në dritën e integrimit euroatlantik"
ballina_24.jpg

Tetovë, 12 tetor - Në Universitetin e Tetovës, Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit i prezantoi rezulltatet e projektit kërkimor, me titull: "Të drejtuarit e dialogut rinor në promovimin e demokracisë në dritën e integrimit euroatlantik".

Prodekani i Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Jusuf Zejneli tha se qëllimi i këtij projekti është nxitja e dialogut te të rinjtë lidhur me forcimin e demokracisë në vend, dhe njëkohësisht rolin e tyre në përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë në strukturat euroatlanike.

“Universiteti i Tetovës vazhdimisht jep kontributin e tij në trajtimin e temave aktuale, gjë të cilën duhet ta bëjnë edhe institucionet tjera në vendin tonë. Në këtë drejtim, Fakulteti Juridik i UT-së me mbështetje të Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ka arritur të bashkëpunojë me shumë institucione, duke iu hapur mundësinë studentëve që të jenë pjesëmarrës aktivë në projekte të ndryshme, në atë mënyrë që edhe ata ta japin kontributin e vet përmes mendimeve, ideve, koncepteve dhe opinioneve të tyre.”, tha  Doc. Dr. Jusuf Zejneli.

Kryetari i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë, Ismet Ramadani, tha se deri më tani të gjitha anketat që janë realizuar dëshmojnë se rreth 80% e qytetarëve deklarohen pro anëtarësimit të vendit në NATO.

“Ne në këtë projekt  shohim se rinia edhe pse është pro NATO-s, në mënyrë konkrete nuk është e angazhuar sa duhet në çështjet që kanë të bëjnë me integrimet euroatlantike. Këtu na paraqitet një dukuri mjaftë interesante, ndonjëherë mund të jetë edhe pak zhgënjyese, por më mirë është që ta shohim një realitet e që pastaj të ndërmarrim masa që mund të ndikojnë që rinia të jetë sa më e organizuar. Në bazë të anketave të realizuara është vërejtur se të rinjtë në Maqedoni nuk janë të organizuar sa duhet në organizata rinore, ndërsa studentët nuk janë të organizuar në organizatat e tyre studentore, dhe po ashtu u tha se anketat tregojnë se ka rini politike partiake e cila nuk është e organizuar dhe nuk është në relacion sa duhet me rininë profesioniste dhe në qoftë se të gjitha këto merren parasysh, atëherë duhet në bazë të këtij hulumtimi të nxirren përfundime se duhet gjetur forma të tjera që rinina të jetë sa më e organizuar, për të dhënë rezultate konkrete drejtë integrimeve euroatlanikte”, u shpreh Ismet Ramadani.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Doc. Dr. Bekim Maksuti tha se vendi ynë ka marrë mbështetje të madhe nga aleatët tanë, të cilët vazhdimisht investojnë burime të konsiderueshme, duke përfshirë edhe ato të nevojshme për të inkurajuar dialogun mes të rinjve dhe motivimin për të ardhmen e tyre ta shohin në Republikën e Maqedonisë.

“Kjo qasje proaktive ndaj të rinjve mund të bëhet në të gjitha fushat dhe në të gjitha institucionet. Ne, si Ministri e Mbrojtjes, filluam një aksion për t'u njohur me profesionin ushtarak dhe me mundësitë që u ka hapur të rinjve. Megjithatë, është vetëm një segment i vogël që promovojmë për motivimin dhe tërheqjen e tyre që të ardhmen e vet ta kërkojnë në Republikën e Maqedonisë. Si zëvendësministër i Mbrojtjes, vlerësoj që mundësitë dhe perspektivat e të rinjve do të përmirësohen ndjeshëm me integrimin e plotë të Republikës së Maqedonisë, pra me anëtarësimin e plotë në NATO dhe BE”, theksoi Doc. Dr. Bekim Maksuti.

Në prezantimin e këtij projekti, fjalë rasti patën edhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, ekselenca e saj Daniela Barishiç, analisti politik Albert Musliu, Ilija Djugumanov nga Këshilli Euro - Atlantik i Maqedonisë, si dhe Mr. Sc. Marko Cehovin, përfaqësues i zyrës së NATO-s në Maqedoni.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 16:32  | Xh.I. | 634 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.