Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Bilalli: Çdokush që ka dështuar në zgjedhje, nuk duhet t`i mbanë peng pozitat partiak..
A do të vendos Zaev të zbaton referendum për emrin? Flasin analistët
Arrestohen edhe pesë persona për sulmin ndaj Ziadin Selës
Në gusht janë evidentuar mbi 90 mijë turistë të huaj, më së shumti nga Turqia
turis.jpg

Shkup, 12 tetor- Mbi 90 mijë turistë të huaj e kanë vizituar Maqedoninë gjatë gushtit të këtij viti. Më të numërt ose 21.093 kanë qenë nga Turqia, pastaj 5.926 nga Polonia, 4.316 nga Rumania, 3.739 nga Greqia, 3.470 nga Bullgaria dhe 3.257 nga Gjermania.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë, tregojnë se numri i turistëve në gusht të vitit 2017 arrin 188.758, ndërsa numri i bujtjeve arrin 766.844.

Numri i turistëve në gusht të vitit 2017, në krahasim me gushtin e vitit 2016, është rritur për 20,4 për qind, ndërsa numri i bujtjeve është rritur për 10,4 për qind.

Numri i turistëve vendor në gusht të vitit 2017 arrin 98.289 dhe në krahasim me gushtin e vitit 2016, ndërsa është rritur për 3,4 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj arrin 90.469 dhe është rritur për 46.5 për qind.

Numri i bujtjeve i turistëve vendor në gusht të vitit 2017, në krahasim me vitin 2016, është rritur për 1,6 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 41,9 për qind.

Në periudhën janar-gusht të vitit 2017, në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar, numri i turistëve është rritur për 15,8 për qind edhe atë te turistët e vendit ka rritje prej 6,6 për qind, ndërsa te të huajt ka rritje për 22,7 për qind.

Në periudhën janar-gusht të vitit 2017, në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i bujtjeve është rritur për 11,3 për qind, edhe atë te turistët vendor ka rritje për 4,4 për qind, ndërsa te të huajt ka rritje për 22,6 për qind.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 16:36  | L.E. | 903 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Reagon shtabi komunal i BDI në Likovë: Erkan Arifi ka fituar vota sa gjithë kundërkandidatët
Djaloshi 13-vjeçar ndërtoi shtëpizën e vogël për më pak se 1.300 euro, brenda saj i ka të gjitha (Foto/Video)
Ja sa veshje ndërroi nusja e Labit, Qëndresa (Foto)
Sela: Nuk ka arsye pse të bashkëpunoj me Ali Ahmetin
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.