Shilegov e Ganiu, targetojnë pikat se ku do të punohet së pari në Çair
« Zhurnal mëson » Në Strugë janë shitur letërnjoftime për votimet e 15 Tetorit, priten arrestime në Str..
Bexheti: Pa ASH-në, Qeveria Zaev nuk mund të jetë as reformatore e as evropiane
« Raporti i partive » Kush sa para harxhoi në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore
Ligji për minoritetet, Noka përjashtohet nga seanca
l_25.jpg

Tiranë, 12 tetor - Projektligji për mbrojtjen e pakicave është debatuar paraditen e kësaj të enjteje në Parlamentin e Shqipërisë, ku deputetit Vangjel Dule ka kërkuar që ky ligj të hiqet nga rendi i ditës, pasi sipas tij nuk është i plotë.

Kërkesa është hedhur poshtë nga mazhoranca me anë të votimit. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar se ligji është shumë i rëndësishëm dhe është hartuar në konsultim të gjerë me ndërkombëtarët.

Por sërish deputeti Dule ka insistuar në qëndrimin e tij. “Të mos harrojmë se në vitin 2011 është hequr e dhëna mbi përkatësinë etnike të qytetarëve në librat e Gjendjes Civile. Kujt do t’i referohemi? Të dhënave të paqëna, të cilat nuk janë më pjesë e regjistrit institucional, por të arkivit? Me këto nocione ju sillni një ligj të ri që do të garantojë standarde të reja të respektimit të të drejtave të minoriteteve? Në hartimin e këtij ligji asnjëherë nuk jam thirrur, edhe pse jam përfaqësues i një minoriteti”, ka thënë Dule.

Ndaj tij ka reaguar kryeministri Edi Rama. “Ti je një minoritar dhe jo minoritet dhe je një përfaqësues gjithnjë e më pak i denjë për atë minoritet, të cilit ne i kemi dhënë dhe i japim respekt me ligjin që do të kalojmë sot”, ka thënë Rama.

Në debat është përfshirë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka kundërshtuar disa aspekte të ligjit. “Nuk kam asgjë kundër ligjit, por kush njeh Kushtetutën kupton se ky ligj nuk mund të burojë nga Ministria e Jashtme. Ky ligj është përplasje e klaneve mafioze në qeveri”, ka thënë Berisha, shkruan TCH, transmeton Klan Kosova.

Në këtë moment është dëgjuar një deklaratë “Ah, ti ke rrjedhur” nga kryeministri Rama për ish-kryeministrin. Veprim ky që është kundërshtuar nga deputeti i PD, Flamur Noka.

Në shenje proteste, Noka ka uzurpuar foltoren e Kuvendit duke refuzuar thirrjet e Ruçit për ta liruar atë. Në këto kushte, kreu i Kuvendit ka përjashtuar nga seanca deputetin demokrat.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 16:38  | Xh.I. | 469 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
PDSH-ja do të votojnë Arifin në Tetovë, kurse BDI-ja do ta mbështesë kandidatin e tyre në Studeniçan
« Koment » Nëse Sela ballafaqohet me BDI dhe LSDM në Strugë, a ka kuptim koalicioni qeveritar?!
« Analizë në "Inside" » Nuk është e sigurt që Ibrahimi mund t'i ketë votat e rrethit të parë
LSDM do ta mbështesë BDI-në në Strugë, Tetovë dhe Gostivar?
Aksident i rëndë në Maqedoni, trupi i viktimës ngel në veturë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.