Shilegov e Ganiu, targetojnë pikat se ku do të punohet së pari në Çair
« Zhurnal mëson » Në Strugë janë shitur letërnjoftime për votimet e 15 Tetorit, priten arrestime në Str..
Bexheti: Pa ASH-në, Qeveria Zaev nuk mund të jetë as reformatore e as evropiane
« Raporti i partive » Kush sa para harxhoi në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore
Shilegov: Menjëherë do të ndërmarr masa për uljen e ndotjes në Shkup
01_78.jpg

Shkup, 12 tetor - Si kryetar i Qytetit të Shkupit që prej ditës së parë do të filloj koncept serioz dhe do të ndërmarr masa serioze, të cilat do të kontribuojnë për çlirimin e qytetit nga ndotja enorme, porositi sot Petre Shilegov, kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit nga LSDM dhe Koalicioni.

"Ai nuk do të jetë proces i lehtë, por do të jetë proces në të cilin rezultatet do të vijnë në mënyrë suksesive. Prandaj nuk do të lejojmë të humbim asnjë ditë, që rezultatet të jenë sa më shpejtë të realizueshme. Në mënyrë aktive do t'i kyçim edhe përfaqësuesit e asociacioneve qytetare, në konceptin e administratës së qytetit që do ta kryesoj. vendimet nuk do t'i sjellim nga zyra - në mënyrë autocentrike, por do të sillen me ata njerëz të cilët më së miri e dinë dhe e njohin problematikën", deklaroi Shilegov.

Theksoi se asociacionet qytetare më së miri e njohin problemin me ndotjen dhe shtoi se me Nismën qytetare "O2 KoalicionI" kanë arritur pajtueshmëri për masa të caktuara, të cilat do të duhet të zbatohen në luftën për ajër të pastër dhe mjedis të shëdnetëshëm jetësor.

Paralajmëroi se menjëherë do të fillojë edhe me sanimin e shtratit të lumit Vardar, mënjanimin e materialit ndërtimor nga shtrati i lumit dhe rërës, ndërkaq u obligua edhe se vazhdimisht do ta rrisë buxhetin e qytetit për mbrojtjen e mjedisit jetësor. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 18:30  | D.J. | 493 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
PDSH-ja do të votojnë Arifin në Tetovë, kurse BDI-ja do ta mbështesë kandidatin e tyre në Studeniçan
« Koment » Nëse Sela ballafaqohet me BDI dhe LSDM në Strugë, a ka kuptim koalicioni qeveritar?!
« Analizë në "Inside" » Nuk është e sigurt që Ibrahimi mund t'i ketë votat e rrethit të parë
LSDM do ta mbështesë BDI-në në Strugë, Tetovë dhe Gostivar?
Aksident i rëndë në Maqedoni, trupi i viktimës ngel në veturë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.