« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
Denoncohet ish deputetja socialiste: S’pyesin as për ligj as për Maliq!
es_2.jpg

Flamur Bala, banor i lagjes numër një në Durrës, ka denoncuar në media një ndërtim prej druri për të cilin thotë se bëhet në tarracën e katit të gjashtë nga ish-deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjau.

Bala, i cili është edhe person me aftësi të kufizuara, shprehet se denoncimi është bërë edhe në policinë e Durrësit si dhe në Policisë bashkiake, si dhe është vënë në djeni edhe kryeministri Rama përmes një letre.

Ai tha se punimet janë ndërprerë nga Inspektorati Urbanistik i bashkisë së Durrësit, por ndërtimi i shtesës pa leje nga ish-deputetja, sipas tij, duhet të prishet dhe të mos vijojë.

Denoncuesi është shprehur se ka pasur edhe komunikim paqësor me ish-deputeten, por ajo ka thyer tashmë edhe miqësinë me të, por edhe ligjin, pasi, sipas tij, edhe nëse ka leje për ndërtim, ajo është abuzive.

Në një komunikim me mediet nëpërmjet telefonit, ish-deputetja socialiste tha se ndërtimi prej druri ka leje nga bashkia Durrës, dhe është bërë me qëllim futjen e depozitave të ujit brenda. Deri në sqarimin e plotë të çështjes, ndërtimi është pezulluar nga INUK.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 21:01  | T.E. | 722 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Taravari: Nuk ka negociata për vendet vakante të ministrave tash e dy javë
Zaev i ofron ASH-së postin e zv.ministrit në shëndetësi
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.