« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
PPD: Të zëshëm edhe aty ku jemi pakicë
22405929_1425470877567795_2258630446971437699_n.jpg

Shkup, 12 tetor - Bartësi i listës për këshilltar, Adem Ismaili, premtoi se do të jetë zëri i shqiptarëve në komunën e Gazi Babës dhe artikuluesi i të drejtave të tyre, vizavi diskriminimit që, siç tha, ju bëhet nga pushteti lokal. 

“Hasanbegu është një vendbanim i madh me popullsi të madhe, ka nevojë për një çerdhe, ajo nuk është askund dhe nuk e ka lyp askush, pse, se nuk kanë mundur, ashtu kanë qenë rrethanat. Ju jap besën që pika e parë është kërkesa ime, që kjo të bëhet në mes Hasanbegut. E dyta është që këtu që kemi pas, që i kemi thënë “opshtina” deri para vërshimeve, kjo ka punuar dhe funksionuar, që atëherë nuk i ra askush pas, se kjo na duhet neve këtu…E kanë hequr këtë vend, e kanë marrë nga pjesa jonë, e kanë çuar në pjesën e maqedonasve dhe puna më e keqe është që të vetmen një e kemi, një shqiptar aty që punon për me ta dhënë një certifikatë, duhet me pyet dikë tjetër që ty me të kryer punë, dhe pse ne mos të mundemi që të rikthejmë përsëri në vendin ku ka qenë dhe besoj që edhe atë mund ta kthej aty ku ka qenë me vite të tëra, aty ku e ka pasur vendin”,- deklaroi bartësi i listës për këshilltar në Gazi Babë nga PPD, Adem Ismaili.

Fuqia dhe brendi i PPD-së fuqishëm po përqafohet nga shqiptarët e Maqedonisë, sepse kjo parti ka ditur si t’i mbrojë interesat e shqiptarëve edhe në kohërat më të vështira, tha lideri i PPD-së, Faton Aliti.

Ai tha se as në komunat ku shqiptarët janë pakicë, këshilltarët nuk duhet të arsyetohen  me mbivotim, por të protestojnë fuqishëm për padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve. Aliti tha se edhe pse PPD u shua dhe u ringrit, kursi i saj politik ndiqet nga të gjitha partitë e tjera të formuara më pas.

“Me vjen mirë se pikërisht tash koha e dëshmon se të gjithë ata edhe aktorët e atëhershëm politik, po edhe partitë që janë formuar pakës më vonë, në qoftë se i vëreni edhe i krahasoni kursin tonë politik dhe idenë tonë për Maqedoninë, do ta vëreni se të gjithë ata janë pikërisht në idenë tonë, në kursin tonë. Ne gjithmonë kemi thënë se shqiptarët duhet të jenë pjesë e institucioneve të RM-së, të luftojnë për pozicionin e veta dhe brenda institucioneve dhe ta përmirësojnë pozicionin e tyre në çfarëdo aspekti, kulturor, ekonomik dhe kështu me radhë”,- u shpreh kryetari i PPD-së, Faton Aliti.

Kreu i PPD-së, Aliti, tha se shqiptarët nuk duhet të jenë vetëm spektatorë të situatave të caktuara, por duhet të luftojnë për ndryshime.

“Kërkoj mbështetje për PPD-në më 15 tetor me qëllim që shqiptarët të shohin se si artikulohen kërkesat dhe si mbrohen interesat e shqiptarëve. Këtë e ka bërë vazhdimisht PPD edhe në vitet e ‘90-ta, por atë do ta bëjmë edhe tani”,- tha mes tjerash lideri i PPD-së, Faton Aliti.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 21:06  | D.J. | 2,314 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Taravari: Nuk ka negociata për vendet vakante të ministrave tash e dy javë
Zaev i ofron ASH-së postin e zv.ministrit në shëndetësi
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.