Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Bilalli: Çdokush që ka dështuar në zgjedhje, nuk duhet t`i mbanë peng pozitat partiak..
A do të vendos Zaev të zbaton referendum për emrin? Flasin analistët
Arrestohen edhe pesë persona për sulmin ndaj Ziadin Selës
Lika në Tetovë: Këto lëvizje e parti nuk do mbijetojnë pas 15 tetorit
lika-1-750x430.jpg

Shkup, 12 tetor - Zëvendës kryeministri i Maqedonisë, Hazbi Lika mbrëmjen e së enjtes në tubimin elektoral të kandidatës së BDI-së për kreun e Tetovës, Teuta Arifi duke ju trejtuar të pranishmëve ka theksuar se është e vështirë të flasësh pas gjithë atyre cikleve zgjedhore që kemi kaluar bashkë, sepse vjen se përsëritemi me fjalë, por demokracia këtë e ka. 

"Demokracia të jep mundësi më shumë dhe për tu takuar më shpesh e për ti identifiku problemet që na identifikojnë dhe për ti futur në rrugën e zgjidhjes. E nisa kështu fjalimin, duke përshkruar gjithë historikun që bëmë bashkë dhe duke kujtuar të gjitha ballafaqimet që kemi pas në rrugëtimin tonë, ku për ne nuk ishte e lehtë dhe besoj se edhe ju, të njëjtat vështirësi i keni kaluar. Gjatë gjithë procesit ka pasur përpjekje të vazhdueshme për ta sfiduar BDI-në, mirëpo fatmirësisht nuk arritën ta mposhtin gjithë atë përpjekje që BDI e gërshetoi, e organizoi dhe e shfrytëzoi për të mirë e shqiptarëve. Kurorëzimet e një pasnjëshme të fitoreve tona, e manifestuan në mënyrën më të mirë djersën tonë. Sot, pas 15 vitesh punë dhe përpjekje, jemi kujdesur që edhe më tej të dalim në këto gara me njerëz më të devotshëm që ka në gjirin e BDI. Ky kujdes ishte edhe për listat e këshilltarëve. Jam krenar në rrugën që kemi ndjekur deri më sot dhe kam besim se edhe në rrugën që na pret, do të jemi krah për krah me të gjithë kryetarët e komunave dhe besoj në mbështetjen e fuqishme për zgjidhjen e problemeve me të cilët ballafaqohemi. Nuk kam dyshim unë, dhe kërkojë që dyshim të mos keni dhe ju dhe fatin tonë të mos lejojmë ta lëmë në duar të pasigurta. Ashtu sikurse të më herët, edhe këto lëvizje e parti nuk do mbijetojnë pas 15 tetorit”, ka thënë Lika.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 22:14  | D.J. | 2,860 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Reagon shtabi komunal i BDI në Likovë: Erkan Arifi ka fituar vota sa gjithë kundërkandidatët
Djaloshi 13-vjeçar ndërtoi shtëpizën e vogël për më pak se 1.300 euro, brenda saj i ka të gjitha (Foto/Video)
Ja sa veshje ndërroi nusja e Labit, Qëndresa (Foto)
Sela: Nuk ka arsye pse të bashkëpunoj me Ali Ahmetin
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.