Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ligjet evropiane nuk po gjejnë zbatim në Maqedoni
Bejta: Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm
b_12.jpg

Gostivar, 12 tetor – Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. Nevzat Bejta, thotë se infrastruktura, ashtu si ka qenë përparësi në përmirësimin e Gostivarit, do të vazhdojë të jetë përparësi në mandatin e ardhshëm.

Në takimet e tij me qytetarët e Llakavicës, Turçanit të madh, Çajlës së re dhe të vjetër, Bejta tha se infrastruktura ka ndihmuar që Gostivari të jetë më tërheqës për investimet dhe se është krenar për punën e bërë së bashku me qytetarët.

“Së bashku po mbyllim me sukses rrugëtimin e këtyre katër viteve, për të nisur një rrugëtim drej të tjera arritjeve. Para katër vitesh na bashkoj një ëndërr e përbashkët: të shihnim qytetin tonë të zhvilluar. Prandaj, së bashku punuam dhe hodhëm themelet e Gostivarit që kemi sot. Me infrastrukturën si prioritet filluam të shtronim rrugë e të bënim kanalizime në qytet e fshatra. Shtuam ndriçimin dhe ndërtuam urën e re, duke përmirësuar komunikacionin dhe pamjen qytetit”, tha Bejta.

Kryetari Bejta u shpreh se një rrugëtim do të nisë, me infrastrukturën jo vetëm si prioritet, por si shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm. Ai tha se janë paraparë tre projekte ambicioze që do të zbatohen që në fillim.

“Tani nuk do të ndalemi, por do të zbatojmë projektet ambicioze të ndërtimit të rrjetit të ri të ujësjellësit, të sheshit të ri të qytetit dhe urës së katërt mbi lumin Vardar. Së bashku do të shtrojmë rrugë dhe do të rregullojmë trotuaret, do të rikonstruktojmë fasadat e shtëpive në zonën qëndrore të qytetit e do të vijojmë me pastrimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe prenjëve si edhe do të organizojmë transportin publik,” tha Bejta.

Kandidati Bejta theksoi rëndësinë e zhvillimeve në infrastrukturë jo vetëm për përmirësimin e qytetit, por mbi të gjitha për tërheqjen e investitorëve, drejt përmirësimit të ekonomisë lokale dhe punësimit.

“Gostivari i Nesërm do të jetë një qytet edhe më tërheqës për banorët dhe turistët, por mbi të gjitha për bizneset vendase dhe të huaja. Investimet e tyre do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë dhe shtimin e punësimit. Me punë do të realIzojmë Gostivarin e Nesërm,” u shpreh Bejta.

Zgjedhjet lokale do të zhvillohen ditën e dielë, 15 tetor 2017-të. Kandidati Nevzat Bejta mban numrin 3 të partisë së tij BDI në fletën e votimit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 23:51  | T.E. | 1,229 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Koalicioni ASH-BESA, fillon zyrtarizmin nga Gostivari
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.