Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ligjet evropiane nuk po gjejnë zbatim në Maqedoni
Kryeministri i Spanjës kundër ndërmjetësimit në konfliktin e Katalonjës
auto_40909560_3031507790530.jpg

Para parlamentit, kryeministri i Spanjës Rajoy e refuzoi me vendosmëri propozimin e Katalonjës. Hapi tjetër i tij do të varet nga çështja nëse Katalonja shpall shkëputjen formale nga Spanja ose jo.

 

Në konfliktin për përpjekjet për pavarësi të Katalonjës, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy e rriti presionin ndaj separatistëve. Në një fjalim para parlamentit ai kërkoi që të gjithë të respektojnë ligjet në fuqi. Rajoy e hodhi poshtë sërish në mënyrë kategorike mundësinë e një ndërmjetësimi midis Madridit dhe Barcelonës, të cilët e propozoi më parë presidenti rajonal i Katalonjës, Carlos Puigdemont. "Midis së drejtës demokratike dhe mosbindjes, ilegalitetit" nuk "është i mundur" një ndërmjetësim, tha ai para parlamentit në Madrid.

 

 

Puigdemont nëshkroi të martën në mbrëmje një deklaratë pavarësie, por e shpalli atë menjëherë të pezulluar, për të mundësuar ende një dialog me Madridin. Një zëdhënës i qeverisë së Katalonjës e quajti nënshkrimin "një akt simbolik."

 

Ka nisur shkarkimi i qeverisë së Katalonjës

 

Qeveria e Madridit kërkoi pas kësaj një sqarim. Në një mbledhje urgjente, kabineti i Rajoyt vendosi t'i dërgojë një pyetje zyrtare qeverisë së Puigdemont-it dhe vuri me këtë në lëvizje formalisht një procedurë për heqjen e të drejtave të autonomisë Katalonjës, në bazë të nenit 155 të kushtetutës spanjolle.

 

Pyetja për vlefshmërinë dhe përmasat e deklaratës së pavarësisë së Puigdemont-it ka rëndësi të madhe, sepse në kushtetutën spanjolle nuk është parashikuar shkëputja e një rajoni. Një shpallje e pavarësisë, sipas mendimit të qeverisë qendrore do të ishte një shkelje e qartë e të drejtave dhe do të kishte pasoja juridike. Deklarata "simbolike" e Puigdemont-it ndodhet në një fushë juridike të pasqaruar.

 

Socialistët mbështesin kursin e Rajoy-t

 

Në fjalimin e tij para parlamentit, Rajoy njëkohësisht kërkoi me ngulm mbështetjen e katalanëve. Njëkohësisht, tha ai, bashkëjetesa funksionon vetëm në bazë të ligjeve, korniza për këtë është kushtetuta, në të cilën është shkruar megjithatë pandashmëria e vendit. Lidhur me këtë Rajoy tha se një ndryshim i kushtetutës është i përfytyrueshëm. Por për këtë duhet të vendosnin të gjithë spanjollët. 

 

Mbështetje kryeministri konservator mori nga kryetari i partisë më të madhe opozitare në Parlamentin e Madridit, shefi i socialistëve Pedro Sanchez. Edhe ai kërkoi që Puigdemont-i të deklarojë "e zeza mbi të bardhë" nëse e shpalli pavarësinë. Veç kësaj, ai ra dakord me kryeministrin për ngritjen e një komisioni, i cili në gjashtë muajt e ardhshëm do të zhvillojë konsultime për "modernizimin e komuniteteve autonome", si Katalonja me anë të një reforme kushtetuese, bëri të ditur Sanchez./DW/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 09:12  | Z.H. | 261 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Koalicioni ASH-BESA, fillon zyrtarizmin nga Gostivari
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.