29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Hapja e negociatave, Danielsson: Luftoni krimin dhe korrupsionin, duam rezultate
8628505931-christian-danielsson3-dc.jpg.crop_.690x390-620x330_3.jpg

Tiranë, 12 tetor - Në një periudhë kur pritet që Komisioni Evropian të caktojë një datë në muajin nëntor për të çelur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Drejtori i Përgjithshëm për Negociatat e Anëtarësimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson vuri theksin tek lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas tij, një nga sfidat në përpjekjen e reformimit është adresimi i krimit të organizuar në nivel vendi dhe korrupsioni, pasi vetëm kështu mund të ndihmohen operatorët ekonomik duke krijuar mundësi për krijimin e vendeve të punës.

Gjatë një interviste mediatike, drejtori për Negociatat deklaroi se Shqipëria ka një perspektivë të qartë për integrimin në BE dhe hapat që duhet të ndiqen dihen nga qeveria shqiptare. Por ai vetë nuk e përcakton dot prerë se kur cila mund të jetë një datë e mundshme për të hapur zyrtarisht negociatat.

“Më kuptoni, kjo është pak e vështirë të përcaktohet, datat janë gjithnjë të vështira të përcaktohen, e rëndësishme është që reformat që ne kemi kërkuar duhen marrë në konsideratë dhe zbatuar”, deklaroi Dannielson. Teksa u shpreh optimist për hapjen e negociatave, në lidhje me zbatimin e reformave, ai shtoi se disa nga reformat më kryesore që duhen zbatuar është ajo në Drejtësi dhe në administratën publike, teksa theksoi se duhet të vazhdojë me patjetër lufta konkrete kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Ndërkohë, edhe dy ditë më parë në një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, Dannielson bëri thirrje që këto reforma duhet të zbatohen me patjetër dhe duhet të zbatohen të gjitha rekomandimet e BE për hapjen e negociatave. Ai vuri në dukje mjedisin pozitiv në Evropë për pranimin e Ballkanit Perëndimor si pjesë e saj dhe citoi se Shqipëria duhet të përfitojë nga kjo mundësi dhe kjo klimë, duke përmbushur rekomandimet e BE-së për hapjen e negociatave. Danielsson , gjithashtu, theksoi se Kuvendi ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm dhe në përballjen me sfidat e integrimit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 09:30  | Xh.I. | 376 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.