29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Basha përplaset me të rinjtë e PD, debate të ashpra në kryesi, kreu demokrat detyrohet të tërhiqet nga qëndrimet
lulzim-basha-fitore-pd11-1_0.jpg

Tiranë, 12 tetor - Problematika në Partinë Demokratike duket se nuk do të ketë na njëherë fund. Pas kritikave dhe sulmeve nga të ashtuquajturit ish-garda e vjetër e PD apo siç njihen ndryshe kritikët e Bashës, kreu demokrat është përplasur kësaj here me të rinjtë e PD. Darkën e së martës, Lulzim Basha organizoi një mbledhje me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Një mbledhje që zgjati për rreth 5 orë dhe që nuk munguan as debatet mes liderit demokrat dhe të rinjve të PD. Është mësuar se këto debate kanë ardhur kryesisht pasi Basha u kishte premtuar të rinjve demokrat se 30% e listave të kandidatëve për deputet do të formoheshin me të rinjtë e FRPD. Pikërisht ky premtim i mosmbajtur nga kreu demokrat ka shfaqur pakënaqësi në radhët e të rinjve demokrat, të cilët gjatë mbledhjes e kanë sulmuar Bashën dhe nuk kanë pranuar vazhdimin e bashkëpunimeve. Ndërkaq, një pjesë e tyre e kanë akuzuar Bashën në lidhje me listat e kandidatëve për deputet ku i cilësuan këto lista si jopërfaqësuese dhe se një pjesë e këtyre kandidatëve që Basha zgjodhi kanë punuar kundër Partisë Demokratike.

Madje të rinjtë e FRPD nuk u ndalën me kaq pasi deklaruan se një pjesë e deputetëve aktual të Partisë Demokratike janë të pabesueshëm për opinionin publik dhe se shpeshherë kanë tentuar të përçajnë FRPD-në si dhe për këtë fakt ata paraqitën edhe prova konkrete. Por përveç sulmeve kundrejt Bashës, të rinjtë demokrat akuzuan edhe deputeten numër dy të Tiranës, Orjola Pampuri, e cila sipas të rinjve e ka për turp që të jetë përfaqësuese e PD-së dhe deputete e kësaj force. Si pasojë e sulmeve të të rinjve demokrat dhe moskrijimit të një tjetër krisjeje në Partinë Demokratike, Lulzim Basha është tërhequr nga qëndrimet e tij zyrtare dhe i ka ftuar të rinjtë për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre në një nivel tjetër, duke hartuar një platformë tjetër bashkëpunimi me këtë sektor. Një platformë që sipas Bashës do tu jap më shumë hapësirë të rinjve të FRPD.  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 09:32  | Xh.I. | 384 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.