29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Drejtorët e AKU refuzojnë Ramën, dorëhiqet vetëm kreu i drejtorisë së Tiranës, të gjithë të tjerët kundër largimit
rama-aku.jpg

Tiranë, 12 tetor - Ashtu siç ndodhi me drejtorët e spitaleve dhe me krerët e hipotekave, edhe drejtorët e AKU-së kanë nisur të refuzojnë kryeministrin Edi Rama. Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të AKU pak ditë më parë, shefi i qeverisë deklaroi se ky institucion nuk u ka shërbyer asnjëherë qytetarëve, pasi ishte i kapur nga tepsia e pushtetit dhe për këtë arsye, u kërkoi të gjithë drejtorëve të emëruar politikisht që të japin menjëherë dorëheqjen. Mirëpo edhe pse pritej se një ditë pas ultimatumit të Ramës, të gjithë do të dorëzuan detyrën, realisht nuk ka ndodhur aspak kështu. Ndonëse Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shtrihet në të 12 Qarqet e vendit, sipas burimeve të sigurta të gazetës, nga 12 drejtorë AKU-sh në qarqe, vetëm 1 prej tyre mësohet se i ka paraqiturDrejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agim Ismailit, dorëheqjen. Ndërkohë që 11 të tjerë nuk kanë dhënë ende dorëheqjen, duke vijuar normalisht detyrën e duke sfiduar në një farë mënyre urdhrin e kryeministrit Rama. Konkretisht, emri i vetëm i drejtorit që ka dhënë dorëheqjen është ai i drejtorit të AKU Tiranë, Armand Uruçi. Ndërsa 11 emrat e tjerë të drejtorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nuk janë dorëhequr. Mirëpo një fakt i cili i bënë këta drejtorë që të jenë të paprekshëm në postet e tyre, ka të bëjë me pamundësinë ligjore që ka kryeministri Edi Rama për ti shkarkuar ata. Pasi që këta drejtorët të shkarkohen, duhet që të gjenden shkelje gjatë detyrës së tyre. Ndërsa po ashtu një tjetër, arsye që këta drejtorë të largohen është vetë dorëheqja siç ndodhi me rastin e drejtorit të AKU Tiranë. Nga ana tjetër, kryeministri Rama duke iu referuar që të gjithë këta drejtorë janë emëruar politikisht nga PDIU, ka vetëm një zgjidhje se si mund ti shkojë deri në fund largimit të këtyre drejtorëve të AKU, pra mund që ti shkrijë si drejtori. Megjithatë se çfarë do të ndodhë me fatin e këtyre drejtorëve, le të presim ditët në vijim.

Rama ultimatum drejtorëve të AKU

Të hënën kryeministri Edi Rama mblodhi drejtorët e Autoritetit Kombëtarë Ushqimorë në godinën e Këshillit të Ministrave dhe teksa i prezantonte drejtorin e ri të përgjithshëm, kërkoi live dorëheqjen e të gjithë drejtorëve rajonal. Argumenti, që përdori Rama për këtë ishte i bazuar tek korrupsioni, pa-aftësia për ta realizuar punën siç duhet dhe abuzimi me detyrën. “Edhe këtu ndër ju ka plot njerëz që duhet ta kuptojnë vetë që duhet të largohen vetë, për shkak të faktit se kanë ardhur si rezultat i partive dhe jo si rezultat i ndonjë lidhjeje profesionale, apo emocionale me këtë fushë të veprimtarisë së shtetit, që është një fushë e minuar nga të katër anët, edhe për shkak se AKU është degraduar aty ku s’thuhet. AKU është një vatër e mbushur me korrupsion. Një vatër e infektuar nga korrupsioni dhe një vatër ku gjobëvënia për qëllime korruptive është standard. Sigurisht, unë nuk kam as ndërmend dhe as arsye të akuzoj drejtpërdrejtë askënd këtu prej jush, por ju e dini shumë mirë se për çfarë po flas dhe natyrisht, edhe mes jush ka protagonistë të këtij korrupsioni. Kjo është e qartë, besoj”, tha Rama.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 09:33  | Xh.I. | 404 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.