Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Bilalli: Çdokush që ka dështuar në zgjedhje, nuk duhet t`i mbanë peng pozitat partiak..
A do të vendos Zaev të zbaton referendum për emrin? Flasin analistët
Arrestohen edhe pesë persona për sulmin ndaj Ziadin Selës
Maliqi tregon arsyet pse ka kandiduar për këshilltar në Qytetin e Shkupit
21761373_1461439680578274_2197929933573531417_n_1.jpg

Shkup, 13 tetor - Afaristi i njohur shqiptar, Enver Maliqi përmes një statusi në Facebook ka treguar arsyet e tij se pse ka vendosur të kandidohet për këshilltarë në Qytetin e Shkupit nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton Zhurnal.

Ai shkruan se Shkupin dëshiron ta bën një vend të cilin do ta duan të gjithë.

Më poshtë e keni statusin e plotë të Maliqit

Të dashur familjarë, miq dhe të nderuar bashkëpunëtorë të mi,

Unë, pasiqë në këto zgjedhje lokale u kandidova për këshilltar të qytetit të Shkupit, shumë nga të afërmit e mi po më bëjnë pyetje rreth asaj se përse i hyra ujërave të politikës. Më thonë: ti i ke krijuar të gjitha kushtet dhe i ke arritur të gjitha parametrat për të qenë një biznismen i njohur. Përse të duhet gjithë ky involvim në politikë?

Por më duhet të them se eksperienca e jetës më mësoi se një njeri duhet të jetë i guximshëm, të sfidojë veten dhe të gjitha rreziqet që jeta t’i imponon dhe mbi të gjitha duhesh të jesh ai i cili nuk ka droje të marrë vendime të vështira.

Kam udhëtuar nëpër tërë botën, i kam parë qytetet më të bukura, i kam ndjerë të gjitha bukuritë dhe përparësitë të cilat t’i ofrojnë qytetet urbane, të cilat janë të organizuara jashtëzakonisht mirë. Mirëpo, çdo gjë që e krijova unë e fillova nga Shkupi im, sepse në momentet e para të veprimtarisë time po ky Shkup ishte vendi ku rrëzohesha dhe përsëri ngrihesha. Po në këtë Shkup u realizova së pari si njeri familjar dhe më pas edhe si afarist i suksesshëm. Këtu po në këtë Shkup kam njerëzit e mi që i dua, që i respektoj dhe në të cilën gjej mbështetjen e ndërsjellë. Të gjithë këta janë shumë të rëndësishëm për mua. Mu për këta njerëz e dua më të mirën, për ta edhe për të gjithë ne.

Unë besoj fort se ky Shkup mban në vete potencialin e metropoleve botërore. Shkupit tim i duhen njerëzit të cilët kanë eksperiencë të madhe por ajo që është më e rëndësishme njerëz të cilët kanë vizion. Unë kam vizion, unë dua që Shkupin ta bëjmë një vend të cilin do t’a duam të gjithë dhe pikërisht për këtë unë do të punoj me tërë potencialin dhe eksperiencën të cilat i posedoj.

Të nderuar miq e dashamirë, t’a bëjmë të gjithë së bashku qytetin tonë një vend më të mirë për të gjithë ne.

Voto për të mirën tonë kolektive. Voto numrin 3.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.10.2017, 10:11  | Xh.I. | 5,955 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Reagon shtabi komunal i BDI në Likovë: Erkan Arifi ka fituar vota sa gjithë kundërkandidatët
Djaloshi 13-vjeçar ndërtoi shtëpizën e vogël për më pak se 1.300 euro, brenda saj i ka të gjitha (Foto/Video)
Ja sa veshje ndërroi nusja e Labit, Qëndresa (Foto)
Sela: Nuk ka arsye pse të bashkëpunoj me Ali Ahmetin
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.