Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Bilalli: Çdokush që ka dështuar në zgjedhje, nuk duhet t`i mbanë peng pozitat partiak..
A do të vendos Zaev të zbaton referendum për emrin? Flasin analistët
Arrestohen edhe pesë persona për sulmin ndaj Ziadin Selës
Fushata ishte një përzierje mes premtimeve lokale dhe temave nacionale
61509B6B-B24B-4E1B-86EF-36306FC3777C_w1023_r1_s.jpg

Shkup, 13 tetor - Pas tre javëve partitë e përfundojnë fushatën për zgjedhjet lokale. Analistët vlersojnë se kjo fushatë ishte përzierje mes çështjeve nacionale dhe çështjeve lokale.

Gjatë kësaj fushate kishim premtime si për kanalizime, ujësjellës, rrugë, ajër të pastër, gasifikim, shkolla të reja dhe çerdhe, dhe shumë premtime si për rritje të pagave, kushte më të mira për jetesë, antarësim të shpejtë në BE dhe NATO, por nuk kanë munguar edhe akuzat e ndërsjella për kriminalitet, rrënim të shtetit, tradhëti, hyrje të mijëra migrantëve etj, shkruan REL, transmeton Zhurnal.

Sipas analistit politik Xhelal Neziri kjo fushatë zgjedhore u zhvillua në dy nivele, atë lokale dhe shtetërore. Kjo sipas tij është nga fakti se partitë luftojnë për dy gjëra, kush të fiton më shumë komuna dhe kush të fiton më shumë vota. Neziri vëren dallime mes fjalimeve të liderëve të të gjitha partive politike, të cilat flitnin për tema shtetërore dhe fjalimet e kandidatëve të cilët u përkushtuan në tema lokale.

"Mendoj se fushata ishte një përzierje të premtimeve me projekte dhe kauza ideologjike dhe probleme nacionale", shprehet Neziri.

Partitë politike në këto zgjedhje fushatën e kishin me sllogane të ndryshme. VMRO-DPMNE me slloganin "Era e re po fillon", LSDM me "Jetë për të gjithë në secilën komunë", ndërsa te kampi shqiptar BDI me slloganin "Për komunën që duam", Lëvizja BESA "Për një Jetë të re", ASH "Me dije dhe Guxim", dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit me slloganin "Vetëm Drejt".

"Ahmeti në paraqitjet e tij flet për antarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, Ziadin Sela nga ASH fton në bashkimin e të gjitha komunave të cilat i udhëheqin shqiptarët në një bashkësi si BNJVL, ndërsa Lëvizja BESA vazhdimisht atakonte politikat e BDI-së në pushtetin qendror dhe atë lokal", thotë Neziri.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev premton integrim të shpejtë në BE dhe NATO dhe njëherit iu përgjigj akuzave të opozitës - është gënjeshtër se do ta shes emrin. Ndërsa i pari i VMRO-DPMNE-së flet për dështimet e Qeverisë së Zaevit, dhe njëherit premton 150 mijë vende të reja të punës nëse vjen në pushtet dhe shlyerjen e borxheve.

Nga premtimet lokale që më së shumti flitnin kandidatët ishin gasifikimi në qytete, zgjidhja e problemeve ekologjike, infrastrukturë të mirëfillt në ato pjesë ku mungon infrastruktura etj.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.10.2017, 12:02  | Xh.I. | 422 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Reagon shtabi komunal i BDI në Likovë: Erkan Arifi ka fituar vota sa gjithë kundërkandidatët
Djaloshi 13-vjeçar ndërtoi shtëpizën e vogël për më pak se 1.300 euro, brenda saj i ka të gjitha (Foto/Video)
Ja sa veshje ndërroi nusja e Labit, Qëndresa (Foto)
Sela: Nuk ka arsye pse të bashkëpunoj me Ali Ahmetin
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.