Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Bilalli: Çdokush që ka dështuar në zgjedhje, nuk duhet t`i mbanë peng pozitat partiak..
A do të vendos Zaev të zbaton referendum për emrin? Flasin analistët
Arrestohen edhe pesë persona për sulmin ndaj Ziadin Selës
Kryeministri Zaev do të merr pjesë në "Samitin 100 - Biznes liderët e EJL-së"
summit.jpg

Shkup, 13 tetor- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, do të marrë pjesë në ngjarjen rajonale "Samiti 100 - Biznes liderët e Evropës Juglindore", që prej më 16 deri më 17 tetor, do të mbahet në Shkup.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Zaev është ftuar të marrë pjesë me fjalimin e tij në panel debatin plenar me titull "Marrëveshje e re për kohën e re, ose, nëse rajoni është i gatshëm për garë në skenën globale", në të cilën do të debatohen edhe temat e energjisë, ekonomitë e bazuara në njohuri, për brendimin, për ekonominë digjitale dhe për strategjitë për lidhshmërinë e rajonit dhe për nismat e përbashkëta në sferën e turizmit.

Pjesëmarrje në këtë debat plenar, që do të mbahet më 17 tetor, konfirmuan edhe kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, i Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe kryesuesi i Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

Fjalim të veçantë në këtë ngjarje të rëndësishme rajonale do të ketë edhe eurokomisarja e Transportit, Violeta Bulc.

Pjesëmarrje në samitin e sivjetmë "Samiti 100 i biznes liderëve të Evropës Juglindore", do të ketë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Koço Angjushev, i cili do të mbajë fjalim në panel "E-Koncepti për përshpejtimin e zmadhimit të rritjes me lidhshmëri".

Në hapjen e Samitit 100 në Shkup, mysafirëve të rajonit dhe Evropës, do t'u drejtohet Zhivko Mukaetov, drejtor i "Alkaloidit" dhe kryetar i Bordit të Samitit 100 - Biznes liderët e Evropës Juglindore, së bashku me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si mysafir special i ngjarjes.

"Samiti 100 - Biznes liderët e Evropës Juglindore" mbahet për të gjashtën herë dhe është ngjarja e vetme e këtij formati në rajon.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.10.2017, 10:54  | L.E. | 456 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Reagon shtabi komunal i BDI në Likovë: Erkan Arifi ka fituar vota sa gjithë kundërkandidatët
Djaloshi 13-vjeçar ndërtoi shtëpizën e vogël për më pak se 1.300 euro, brenda saj i ka të gjitha (Foto/Video)
Ja sa veshje ndërroi nusja e Labit, Qëndresa (Foto)
Sela: Nuk ka arsye pse të bashkëpunoj me Ali Ahmetin
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.