Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Bilalli: Çdokush që ka dështuar në zgjedhje, nuk duhet t`i mbanë peng pozitat partiak..
A do të vendos Zaev të zbaton referendum për emrin? Flasin analistët
Arrestohen edhe pesë persona për sulmin ndaj Ziadin Selës
Haçison: Maqedonia mund të jetë vendi i ardhshëm anëtar i NATO-s
hacios.jpg

Shkup, 13 tetor - Maqedonia është vendi i ardhshëm që mund t’i përmbushë kriteret për anëtarësim në NATO dhe e mbështes, por problemi është emri “Maqedonia” i cili mund të jetë i pranueshëm edhe për Greqinë, deklaroi ambasadori i përhershëm i SHBA-së në NATO, Kej Bejli Haçison në intervistën për "Uashington post".

I pyetur nëse si ambasador do të merret që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, Haçison tha se Aleanca ka politikë të "dyerve të hapura" për anëtare të reja, por ato duhet të përmbushin standarde të caktuara demokratike dhe ushtarake.

 

"Para 10-15 viteve pati debat dhe është marrë vendim që të kemi politikë të dyerve të hapura dhe t'i inkuadrojmë vendet Ballkanike dhe Baltike, dhe të kemi standarde që do t'i bëjë më të fuqishme. Nëse kemi standarde të përmbushura të demokracisë, ushtrisë dhe sundimit të së drejtës, atëherë këto vende do të jenë të afta të mbrohen vet dhe të mbijetojnë si demokraci në afat të gjatë. Politika e dyerve të hapura ende është këtu dhe standardet janë këtu", tha Haçison.

 

Theksoi se për shkak të kontestit me Greqinë nuk ka votim unanim për anëtarësimin e Maqedonisë.

"Mendoj se të gjithë e shohin Maqedoninë dhe përmbushjen e këtyre standardeve. Ka edhe pak deri te përmbushja e plotë, por besoj se nëse thonë se janë afër marrëveshjes për kontestin me emrin, ndërsa ne dëshirojmë të kenë emër siç ata duan apo në ndonjë formë tjetër, por duhet të ketë konsensus unanim. Mendoj se janë shumë afër. SHBA-ja i mbështet dhe nëse mund ta përmbushin  pjesën e fundit në planin e brendshëm dhe të punojnë drejt zgjedhjeve të lira dhe qeverisë së fortë, atëherë do të jetë vendi i ardhshëm anëtar", deklaroi Haçison.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.10.2017, 11:12  | Xh.I. | 661 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Reagon shtabi komunal i BDI në Likovë: Erkan Arifi ka fituar vota sa gjithë kundërkandidatët
Djaloshi 13-vjeçar ndërtoi shtëpizën e vogël për më pak se 1.300 euro, brenda saj i ka të gjitha (Foto/Video)
Ja sa veshje ndërroi nusja e Labit, Qëndresa (Foto)
Sela: Nuk ka arsye pse të bashkëpunoj me Ali Ahmetin
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.