Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Bilalli: Çdokush që ka dështuar në zgjedhje, nuk duhet t`i mbanë peng pozitat partiak..
A do të vendos Zaev të zbaton referendum për emrin? Flasin analistët
Arrestohen edhe pesë persona për sulmin ndaj Ziadin Selës
Qeveria i zbardhi edhe tri raste të keqpërdorimeve të pushtetit të kaluar
133854181_1.jpg

Shkup, 13 tetor - Qeveria sot i zbardhi tri raste për furnizime, tenderë dhe marrëveshje të dakorduara nga pushteti i kaluar për të cilën ekzistojnë indikacione kryesore se me to i është shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Maqedonisë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencë për shtyp theksoi se është kërkuar hetim prej Ministrisë së Brendshme, si dhe fillim i procedurës para prokurorisë shtetërore.

Rasti i parë ka të bëjë për furnizimin e biletave të aeroplanëve nga Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (SHPPP) në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2017. Është përcaktuar se personat përgjegjës në SHPPP pas tenderit të publikuar për furnizimin e biletave të aeroplanëve kanë dorëzuar kërkesë për oferta vetëm në një operator dhe jo deri tek të gjithë që kanë qenë të obliguar me marrëveshjet kornizë. Në këtë rast Qeveria kërkon nga MPB të zbatojë hetim.

Rasti i dytë ka të bëjë me furnizime të dyshimta në Shoqërinë aksionare për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste nga kompania "Atrium" nga Vevçani. Në këtë rast ekzistojnë indikacione se janë shfrytëzuar çmime damping për mallra dhe shërbime për të cilat realisht është ditur se nuk do të furnizohen me qëllim që kjo kompani të renditet si më e mira në procedurën e tenderit. Qeveria kërkoi nga MPB të hetojë se si kompania "Atrium" e ka ditur që më parë se cilat produkte dhe shërbime do të furnizohen.

Rasti i tretë ka të bëjë me marrëveshjet për angazhimin e Aleksandar Nikovski, Xhorxh R. Peri dhe Jehshua Shuki Glajtman për bashkëpunëtorë të jashtëm të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Nënshkrues i këtyre marrëveshjeve është shefi i atëhershëm i zyrës së Gruevskit, Martin Protugjer. Ekzistojnë indikacione se nënshkrimi i Protugjerit është në kundërshtim me nenin 6 të Vendimit për formimin e zyrës së kryetarit të Qeverisë.

Zëdhënësi i Qeverisë si shembull theksoi se këshilltari i Gruevskit, Aleksandar Nikovski në baza të ndryshme ka marrë para prej Buxhetit me vlerë prej 217.490 euro. Në këtë rast Qeveria ka dorëzuar mendim në prokurorinë shtetërore. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.10.2017, 12:23  | Z.H. | 1,798 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Reagon shtabi komunal i BDI në Likovë: Erkan Arifi ka fituar vota sa gjithë kundërkandidatët
Djaloshi 13-vjeçar ndërtoi shtëpizën e vogël për më pak se 1.300 euro, brenda saj i ka të gjitha (Foto/Video)
Ja sa veshje ndërroi nusja e Labit, Qëndresa (Foto)
Sela: Nuk ka arsye pse të bashkëpunoj me Ali Ahmetin
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.