« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Bejta takoi fituesit e të festivalit të  këngës epiko-lirike në Burrel
01_79.jpg

Gostivar, 13 tetor - Kryetari i komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta sot takoi solistët Nebi Halili dhe Feti Selimin si dhe instrumentalistët Adnan Aliu dhe Emin Xhaferi të cilët u shpallën fitues të çmimit të parë në edicionin e tretë të festivalit të  këngës epiko-lirike në Burrel.

“Rapsodë nga Gostivari fituan çmimin e parë në festivalin e këngës epiko-lirike në Burrel të Shqipërisë. Ka qenë juri e përbërë nga etnologë, kompozitore e këngëtare që ua ndanë këtë çmim. Ky çmim është një vlerësim i jashtëzakonshëm për kulturën,  traditën dhe doket e bukura të Gostivarit dhe rrethinës. U shpreha mirënjohjen time për këtë arritje të madhe”, potencoi Kryetari Bejta.

Grupi muzikor nga Gostivari ishte kujdesur që Kryetarit Bejta ti sjellin një dhuratë simbolike  nga Burreli, ndërkaq i përcollën përshëndetjen nga Nezir Rizvani, kryetar i Bashkisë Mat.

Kujtojmë që në këtë festival morën pjesë rapsodë e grupe rapsodësh nge të gjitha trojet shqiptare me këngë epike dhe krijime të vjetra folklorike nga Shqipëria e Kosova dhe Maqedonia.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.10.2017, 13:23  | B.M. | 683 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Taravari: Nuk ka negociata për vendet vakante të ministrave tash e dy javë
Zaev i ofron ASH-së postin e zv.ministrit në shëndetësi
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.