« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
U mbajt takimi inicues për përpunimin e Listave të Kuqe Kombëtare në Republikën e Maqedonisë
DSC_0097.jpg

Shkup, 13 tetor - Sot, me mbajtjen e takimit inicues të palëve të tanguara filloi përpunimi i Listave të Kuqe Kombëtare në Republikën e Maqedonisë. Ky aktivitetet u realizua si komponenta e dytë e projektit të FEG/UNEP "Arritja e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura dhe mbajtja e biodiversitetit në planifikim të shfrytëzimit të tokës ". 

- Vendosja e mbrojtjes së integruar të natyrës dhe sigurimi i një gjendjeje më të volitshme të specieve dhe habitateve të tyre, paraqet qëllimin prioritar të MMJPH. Me këtë do të sigurohet avancimi dhe implementimi i Direktivës për ruajtjen e habitateve natyrore dhe i florës dhe faunës së egër dhe Direktivës për ruajtjen e shpezëve të egra, si instrumente më të rëndësishme të BE-së për mbrojtjen e natyrës – theksoi u.d. drejtoresha e Drejtorisë së Mjedisit Jetësor Biljana Zefiq  në fjalimin e saj përshëndetës. Sipas saj, përpunimi i Listave të Kuqe paraqet një nga aktivitetet më të rëndësishme të MMJPH në fushën e mbrojtjes së natyrës që njëherësh është edhe detyrim ligjor dhe një nga veprimet prioritare të Strategjisë Kpmbëtare për Mbrojtjen e Natyrës 2017-2028. 

Përpunimi i një pjese të Listave të Kuqe të specieve të kërcënuara të egra në kuadër të këtij projekti do të paraqesë një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e MMJPH në rritjen e efikasitetit të mbrojtjes dhe avancimit me komponentet e biodiversitetit në nivel kombëtarë. Listat e Kuqe Kombëtare të përgatitura pas sjelljes së tyre do të kenë funksion aplikativ në punën e përditshme të Sektorit të Natyrës në Drejtorinë e Mjedisit Jetësor, në kuadër të zbatimit të procedurave administrative për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndtueshëm të biodiversitetit.

Kjo ngjarje u organizua nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me ,mbështetje të Unionit Botëror për Mbrojtjen e Natyrës (IUCN) – Zyrës për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore  (ECARO) me seli në Beograd nga programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin Jetësor (UNEP).

 

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.10.2017, 14:25  | Z.H. | 691 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Taravari: Nuk ka negociata për vendet vakante të ministrave tash e dy javë
Zaev i ofron ASH-së postin e zv.ministrit në shëndetësi
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.