« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Analistët » ASH mund të qëndrojë në pushtet duke pëshpëritur për reforma, humbja e Shëndetësisë ..
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Ma..
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Koalicioni UNITETI-RDK (Aleanca për Shqiptarët) mbajti tubim në Dibër
Dibra 001.jpg

Dibër, 13 tetor - Koalicioni UNITETI-RDK (Aleanca për Shqiptarët) mbrëmë në sheshin Skenderbeu në Dibër mbajti tubim parazgjedhor. Në prani të mijëra përkrahësve, kandidati për Kryetar të komunës, Shkëlqim Xhafa, shpalosi Platformën zgjedhore duke elaboruar para bashkëqytetarëve të tij se si planifikon ai dhe ekipi i tij të zgjidhë problemet e këtij qyteti nëse ata përkrahin të njejtin. Xhafa ofroi zgjidhje për problemet infrastrukturore, sociale, ekologjike, për problemet e bujqëve, të rinisë e tjerë.

Në tubim u prezentuan edhe kandidatët pët këshilltarë në Këshillin komunal të Dibrës, ndërsa në emrin e tyre fjalë rasti kishte bartësja e listës, mjekësha Munire Dumani, e cila u premtoi dibranëve kthimin e dinjitet të qytetarëve si dhe angazhim maksimal që bashkarisht të zgjidhen problemet lokale nga e kaluara.

Në tubim ishte i pranishëm edhe bashkëkryetari i koalicioit “Aleanca për Shqiptarët”, njëherit kryetar i partisë UNITETI, Gjen.Gëzim Ostreni, i cili pasi përshëndeti të pranishmit që ishin në numër të madh, paraqiti vështrimin e tij për situatën aktuale politike në vend në vigjilje të zgjedhjeve lokale, me akcent në raportet ndër partitë politike shqiptare në vend.

Nga tubimi njëzërit brohoriti porosia për përkrahjen e Shkëlqim Xhafës për kryetar të Dibrës duke rrethuar numrin 2 (dy) në fletën e votimit të dielen.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.10.2017, 09:54  | Z.H. | 1,684 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Ja emrat e Ambasadorëve të ri që do ta përfaqësojnë Maqedoninë ?!
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasadorëve shqiptar?!
« Zhurnal mëson » Kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit, sërish nga rradhët e BDI-së
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.