Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Potencialet turistike të Maqedonisë prezantohen në panair në Itali
133907993.jpg

Shkup, 14 tetor - Potencialet turistike të Maqedonisë janë prezantuar në manifestimin turistik dhe afarist ndërkombëtar "TTG-Incontri", i cili mbahet në Rimini, Itali.

"Sektori turistik nga Maqedonia detektoi interes të rëndësishëm tek subjektet afariste italiane, duke e prezantuar vendin si destinacion tërheqës dhe potencial i cili ofron mundësi për bashkëpunim dhe rrjetëzim të faktorëve turistik midis këtyre dy vendeve", njoftoi Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit e Republikës së Maqedonisë (APMT), e cila në bashkëpunim me sektorin privat katër vite me radhë merr pjesë në këtë V2V panair për turizëm.

Përfaqësuesit e APMT-së gjatë panairit kanë realizuar takime me më shumë se 20 blogerë turistik të cilët janë shumë të rëndësishëm për tregjet në zhvillim, duke e prezantuar gjënë më unike dhe më të vlefshme nga vendi, me çka ndikojnë në zgjedhjen e destinacionit tek turistët italianë. I kanë ftuar ta shijojnë dhe përjetojnë autentiken dhe lokalen nga Maqedonia, përmes organizimit të udhëtimeve informative nëpër vend.

Përfaqësuesit nga sektori privat - agjencitë turistike Bohemia, GoBallkans dhe Macedonia Holidejs, përmes ofertës së aftësuar turistike i kanë prezantuar kapacitetet turistike të cilët i ka Maqedonia. Oferta është e orientuar drejt natyrës së paprekur, kulturës së pasur, mundësive për forma të specializuara, alternative të turizmit, ndërsa janë në interes të tregut italian.

Sipas APMT-së, prezantimi i Republikës së Maqedonisë në panairin për turizëm në Rimi, paraqet kontribut i rëndësishëm për turizmin dhe rritjen e numrit të turistëve nga tregu turistik italian.

Në edicionin e 54-të të "TTG-Incontri" programin e tyre turistike e prezantojnë mbi 130 destinacione turistike dhe mbi 1000 tur-operatorë, të cilët tërheqin rreth 52.000 vizitorë. Për madhësinë e panairit kontribuon edhe pjesëmarrja nga mbi 64.000 profesionistë nga sfera e turizmit, 700 gazetarë, 300 blogerë. Mbahen konferenca dhe seminare trajnimi, marrin pjesë një numër i madh i instituteve hulumtuese, kompani ajrore, parqe kombëtare dhe natyrore, brende të hoteleve, kompani për promovim dhe marketing dhe profesionistë të tjerë nga industria turistike.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.10.2017, 11:50  | T.E. | 1,052 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.