Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
22627561_10156543464724918_639268306_n.jpg

Shkup, 17 tetor -Sipas rezultateve që dolën me 15 Tetor ku shumica nga kandidatët shkojnë në rrethin e dytë për arsye të mungesës së votës për të fituar që në raundin e parë, tanimë veçse fillojnë kalkulimet e mëdha brenda partive BDI, Aleanca për Shqiptarët, Besa, Aleanca për Shqiptarët Uniteti-RDK dhe LSDM, transmeton Zhurnal.

Para shumë pak çastesh doli edhe një fotografi, ku siç duket është duke u biseduar për një koalicionim të mundshëm ndërmjet ASH dhe BESA, për marrëveshje në nivel republikan për në raundin e dytë.

E gjithë kjo siç mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal është nga revolta e kreut të ASH, Ziadin Sela, i cili gjatë gjithë kohës apelonte deri te kreu i BDI-së Ali Ahmeti që të dorëheqë kandidatin e tij Ramiz Merkon për të mos përçarë votat në Strugë dhe rrezikun që kjo komunë mund të kalojë tek pala maqedonase.

Pas rezultatit të 15 Tetorit ku Ziadin Sela doli në epërsi me 9.289 ku i dyti u rreshtua Merko me 7.916 vota, ndërsa nga ana tjetër LSDM me 7.140 vota.

Mirëpo tani Ziadin Sela si duket do ti hakmerret kreut të BDI-së Ali Ahmetit me një koalicion me Lëvizjen Besa e cila gjithashtu ka marrë shumë vota në këto komuna, Gostivar, Tetovë, Çair, Zhelinë, që tani me koalicionin që do të bëjë me Lëvizjen Besa do të ja arrijë qëllimit që ti thotë Ali Ahmetit “Game Over”.

Dhe njëhkohësisht gjatë fushatës të cilët kreu i ASH- Ziadin Sela u përplasën me kreun e  BDI-së Ali Ahmeti duke i matur forcat pikërisht në këkë komunë.

 Pra nëse zyrtarizohet marrëveshja mes ASH-Besa atëhere në komunën e Gostivarit bindshëm do të fitojë Arben Taravari nga ASH.

Si dhe duke rrezikuar komunën e Zhelinës, Dibrën po edhe Çairin, Bogovinën.

Atëherë BDI-ja në këto zgjedhje i bëri shërbim vetëm LSDM-së e cila nxorri Shilegovin  fituesin në Qytetin e Shkupit me shqiptarët, ndërsa nga ana tjetër nuk fitoi vetë shumë benefite.

Ndërsa rreziqet e Aleancës për Shqiptarët gjegësisht kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selës që kjo marrëveshje me Lëvizjen Besa mund ta kushtojë shumë, nëse do të humbasë në vendin e vetë atëherë do i humb kredibiliteti si kryetar i partisë, nëse del nga qeveria do e humb seriozitetin si parti politike opozitare te shqiptarët i cili vazhdimisht synonte Gjuhën Shqipe, ndarjen e buxhetit në mënyrë proporcionale dhe gjithë ato premtime tjera që do të zgjënjejnë gjithë elektoratin e vetë dhe shumë shqiptarë sepse pushteti qendror do të mbetet në duart e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes Social Demokrate.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2017, 16:10  | I.XH | 43,983 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.