Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Ministri iranian i Naftës i gatshëm të bashkëpunojë me bizneset amerikane
xhaa-650x358.jpg

Ministri iranian i naftës, Bijan Zanganeh, ka thënë se ai është i gatshëm të bëjë biznes me kompanitë amerikane të naftës edhe pse Shtetet e Bashkuara ende i ndalojnë ato të veprojnë në vend.

“Kompanitë amerikane mund të vijnë në Iran dhe të përfitojnë, kështu që presidenti Donald Trump, nuk do të jetë i mërzitur”, tha Zanganeh.

“Ne nuk jemi të kufizuar për të punuar apo negociuar me kompanitë amerikane me qëllim të zhvillimit të burimeve të naftës dhe gazit të Iranit. Nëse ata duan, ne jemi të gatshëm të bisedojmë me ta që nga nesër”, u shpreh Zanganeh.

Megjithëse shumica e vendeve hoqën kufizimet për kompanitë e naftës dhe gazit në Iran pasi u nënshkrua marrëveshja bërthamore e Teheranit me fuqitë botërore të vitit 2015, Shtetet e Bashkuara nuk i hoqën kufizimet.

Trump, ditë më parë ka kërkuar ndryshime në marrëveshjen bërthamore në mes të fuqive botërore dhe Teheranit, ai kritikoi evropianët për pjesëmarrje në projektet e Iranit për energji.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.10.2017, 15:16  | Xh.I. | 365 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.