Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Somali, të mbijetuarit rrëfejnë përjetimet gjatë sulmit
thumbs_b_c_c024a39ae42395e2a3026e0386e81b1a.jpg

Gjersa tregime të tmerrit kanë filluar të shpalosen pas bombardimit masiv me kamion në fundjavë në kryeqytetin e Somalisë Mogadishu, Anadolu Agency (AA) ka zhvilluar bisedë me disa nga të mbijetuarit në spitalin turko-somalez Recep Tayyip Erdogan, që shpëtoi dhjetëra jetë gjatë ditës.

 

Të paktën 300 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën kur një kamion i mbushur me qindra kilogramë eksplozivë shpërtheu në një udhëkryq të shtunën në Mogadishu.

 

Stafi mjekësor në gjithë kryeqytetin u përpoq të merrej me viktimat që vuanin djegie të tmerrshme, veçanërisht në Spitalin Recep Tayyip Erdogan, spital ky i ndërtuar dhe menaxhuar nga Somalia dhe Turqia dhe i emëruar sipas emrit të presidentit të Turqisë.

 

Ekzistojnë shqetësime për rritje të numrit të viktimave nga shpërthimi që është përshkruar si sulmi më i keq terrorist në Somali. Edhe pse asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi, faji është hedhur mbi terroristët e grupit al-Shabaab.

 

Stafi mjekësor vendas ka njoftuar se shumë trupa të pajetë u dogjën për të qenë e pamundur të njihen.

 

Kur gazetarët e AA-së vizituan spitalin, Isse Ali, i cili kishte marrë djegie në fytyrën dhe trupin e tij, ishte duke vështruar në distancë, i zhytur në mendime teksa ishte në shtratin e spitalit.

 

"Kam pasur një qendër biznesi atje ku ndodhi shpërthimi", tha 45-vjeçari Ali. "Koka ime dhe pjesë të tjera të trupit tim u dogjën. Nuk isha në gjendje të tregoja se si ishte situata pas shpërthimit. Disa nga klientët e mi që ishin me mua u vranë si pasojë e shpërthimit", shtoi ai.

 

Ndërsa mjekët somalezë dhe turq merreshin për viktimat e tjera aty pranë, Ali i falënderoi për ndihmën e tyre.

 

Nga ana tjetër, Aadan Ali Barre ka humbur të dyja këmbët në shpërthim dhe kishte humbur vetëdijen, teksa stafi mjekësor luftoi për të shpëtuar jetën e tij.

 

Familja e tij tregoi për AA se si ai punonte për Kryqin e Kuq dhe kishte shkuar për të takuar një mik në udhëkryqin ku ndodhi shpërthimi.

 

Miqtë e vrarë

 

Në një shtrat afër, Abdullahi Moalim Farah shtrihej me fashat që mbulonin barkun dhe shpatullat e tij. 25-vjeçari përshkroi se si po shkonte për të falur namazin kur është kapur nga shpërthimi. Disa nga miqtë e tij u vranë, ndërsa Farah tha se kurrë nuk e kishte imagjinuar se ai do të dëshmonte një mizori të tillë gjatë jetës së tij.

 

Ndërkaq, Said Abdulkadir, drejtor i Shërbimit të Ambulancës Aamin, tha se bombardimet shkaktuan aq shumë të vdekur dhe të plagosur, saqë skuadra e tij prej dhjetë ambulancash nuk ishte e mjaftueshme për të transferuar viktimat në spital.

 

"Ambulancat e Aamin bënë atë që mundën", tha ai. "Dhjetë ambulancat tona nuk ishin të mjaftueshme për të dërguar të gjithë të plagosurit dhe të vdekurit në spital", tregon ai. "Kudo që shikoje, kishte trupa të vdekur. Kudo që ktheheshit, kishte njerëz të plagosur që bërtisnin për ndihmë", rrëfen Abdulkadir.

 

Ndërsa numri i viktimave mbushi spitalet dhe klinikat në Mogadishu, shumë prej tyre u trajtuan në korridore, pasi sallat e operimit ishin të stërmbushura.

 

Dr. Hussein Mohamed, drejtor i Spitalit Recep Tayyip Erdogan, tha se stafi ka trajtuar qindra pacientë të shtunën dhe se ende është duke u kujdesur për viktimat. "Numri i përgjithshëm i të lënduarve të sjellë në spitalin Erdogan në Mogadishu është 207", tha ai.

 

Gjithsej, 35 nga të plagosurit më rëndë janë transportuar në Turqi për trajtim, duke përfshirë tre fëmijë. Ministri turk i Shëndetësisë, Ahmet Demircan, dy ditë më parë udhëtoi në Mogadishu për të mbikëqyrur transferimin e të plagosurve në Ankara.

 

Turqia ishte vendi i parë që u mobilizua pas sulmit, duke dërguar 33 zyrtarë shëndetësorë, përfshirë një ekip mjekësor të specializuar në trajtimin emergjent. 

 

Fjalë lavdëruese për mjekët

 

Mohamed shtoi: "Shumica e lëndimeve ishin thyerje dhe djegie, por ata morën atë që prisnin nga ne".

 

Ai lavdëroi mjekët e dërguar nga qeveria turke në Somali dhe falenderoi Turqinë për mbështetjen e saj të përzemërt.

 

Ndërkohë, mijëra somalezë etnikë që jetojnë në zonën Eastleigh të kryeqytetit të Kenias, Nairobi, e njohur si Mogadishu i vogël, morën pjesë në një fushatë për dhurimin e gjakut në një automjet të martën për të ofruar gjak urgjent për viktimat e sulmit.

 

"Unë erdha këtu për të dhuruar gjak për ata që u plagosën në sulmin me bomba", tha për AA njëri nga dhuruesit, Ali Rashid,. "Ishte një sulm i tmerrshëm dhe al-Shabaab do të paguajë për gjakun që ka derdhur", shtoi ai.

 

Ndërkohë, Abdirizak Salim, organizator i automjetit të gjakut, tha se numri i dhuruesve ka kaluar mbi parashikimet, konkretisht mbi një mijë.

 

Intensiteti i madh i dhuruesve ka çuar që dhurimi i gjakut të bëhet për dy ditë. Pasi të transfuzohet, gjaku do të transportohet me avion në Somali, tha Salim.

 

Presidenti i vendit, Mohamed Abdullahi Mohamed, deklaroi tri ditë zie kombëtare pas bombardimeve, të cilat përfunduan të martën.

 

Megjithatë, shumë somalezë vazhdojnë të mbajnë zi, si pasojë e përmasave të dëmeve dhe viktimave që ka shkaktuar sulmi.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.10.2017, 16:28  | Z.H. | 362 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.