« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Mallçeski: Sa më shpejt ik Gruevski nga kreu i VMRO-së, aq më mirë për Maqedoninë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Koha për zgjidhjen e kontestit me Greqinë dhe e anëtarsimit në NATO
NATO-MK.jpg

Shkup, 18 tetor - Opinioni i gjerë ishte i informuar që nga fillimi i fushatës (para) zgjedhore se Kryemninstri aktual, Zoran Zaev, është decidivisht i përkushtuar që gjatë mandatit të tij edhe përfundimisht të zgjidhet kontesti me Greqinë rreth çështjes së emrit, thonë analist politik për Zhurnal

"Rezultatet e zgjedhjeve të fundit, si duket veçmë i japin edhe bekimin e popullit që të fillojnë më furishëm bisedimet reth kësaj çështje dhe i gjithë proçesi të përfundojë me një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët. Duke i konsideruar edhe konstelacionet aktuale në politikën ndërkombëtare, kjo do të përkrahej fuqishëm edhe nga faktori ndërkombëtar, ngase me inkuadrimin e Maedonisë në NATO dhe BE, definitivisht rajoni do të përcaktonte orientimin e tij Euro-Atlantik. Si, përfundim, vlerësoj, se tani është momenti më i mirë i mundshëm për intensifikimin e bisedimeve dhe përmbylljen e këtij kontesti", thotë për Zhurnal, Veland Ramadani, profesor universitar.

Sipas tij, kjo do të ishte mëse e rëndësishme, sidomos për Maqedoninë, se do hapeshin perspektivat Euro-Atlantike të vendit, ku përskaj shumë benfiteve tjera, do të rezultonin pozitivisht edhe në rrjedhat e proçeseve ekonomike. 

"Vendi do të ishte më i sigurtë dhe do të bëhej më atraktiv për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe atyre vendor, do të rritej numri i të punësuarëve me paga më të larta, do të përmirësohej dukshëm standardi jetësor, si dhe do hapeshin perspektiva për inicijativa ndërmarrëse nga vet banorët e Maqedonisë, në veçanti të atyre që sot janë trende botërore - incijativa ndërmarrëse nga të rinjtë dhe nga gjinia femërore", thekson profesor Ramadani.

Nga ana tjetër, analisti politik Ismail Arsllani thekson se menjëherë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni nga fundi i tetorit, kryeministri maqedonas Zoran Zaev, bukur shumë i relaksuar nga fitorja e madhe e partisë së tij, LSDM-së, në këto zgjedhje për pushtet lokal, duke deklasuar rivalin e tij kryesor politik, VMRO-DPMNE-në, me të gjitha forcat politike do të përqendrohet në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, që do t’i hap dyert për anëtarësim të shpejtë në NATO dhe për fillim të negociatave me BE-në. 

Duke krijuar shumicën absolute të përkrahjes në terrenin elektoral, Zaev pa kurrfarë hezitimi do t’i hyjë zgjidhjes së këtij problemi me emrin, që po zvarritet tash e 26 vjet më parë. I pari i qeverisë maqedonase, disa herë ka deklaruar se pasi të vihen atutë e të dyja palëve, Maqedonisë dhe Greqisë, mbi tavolinën e gjelbër lidhur me emrin e ri të Maqedonisë, me ndërmjetësim të përfaqësuesit të OKB-së, Metju Nimic, do të shkojë në referendum për të pyetur popullin nëse do të pajtohet me emrin e propozuar. Në këtë konstelacion forcash politike në Maqedoni, si asnjëherë më parë në favor të tij dhe partisë që e drejton tashmë në pushtet, Zaev do të korr edhe një sukses të vetin, duke përfunduar me sukses këtë referendum", thekson për Zhurnal, Ismail Arsllani, analist politik.

Ai thotë se nga burime kofidenciale mësohet se tashmë edhe është arritur një kompromis për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke mos prekur në çështjet e identitetit maqedonas, që do të ketë një prefiks gjeografik që po finalizohet deri në detaje, madje është caktuar edhe data e nënshkrimit të memorandumit për emrin që ende mbahet në fshehtësi. 

"Dihet botërisht që kjo datë do të vijë shumë shpejtë, ndoshta edhe para vitit të ri. Zaev do të krijojë disa parakushte dhe do të japë disa garanci para faktorit ndërkombëtarë për të kryer urgjentisht disa “detyra shtëpie”, në mënyrë që kur të mblidhen ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së në gjysmën e parë të dhjetorit, Maqedonia të fitojë datën për negociata me BE-në", nënvizon Arsllani.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.10.2017, 20:30  | D.J. | 2,552 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.