Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Shkëlqimi dhe rënia e lëvizjes BESA, nga VMRO-ja te ASH-ja
Kualicoini-Gati.jpg

Shkup, 18 tetor - Nuk ju ndeshtë shumë kohë Lëvizjes BESA që të pranojë faktin se bashkimi bën fuqi. Pasi që në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale "hesapi" i shtëpisë nuk i doli edhe në pazar Lëvizjes BESA, për të shpëtuar nga turpi i humbjes kalkulohen edhe votat e Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Tetovë që eventualisht me fitoren e Bilall Kasamit të rikthehet shkëlqimi i zbehur i Lëvizjes BESA pas raundit të parë.

Por anëtar dhe zyrtarë të lartë të Lëvizjes BESA këtë koalicion e shohin si koalicion të imponuar dhe përkulje ndaj Ziadin Selës të cilin deri dje krerët partiak e akuzonin si njeri të afërt me Ali Ahmetin, kreun e BDI-së.

Zhurnal, mëson se shumë anëtarë të Lëvizjes BESA nuk kanë qenë në dijeni për lidhjen e koalicionit midis ASh-së dhe Lëvizjes BESA.

"Nuk kemi qenë të informuar fare. Vetëm se kur e pamë që në rrjetin social Facebook, zyrtari i lartë i ASH-së Arben Taravari na servoi një foto të përbashkët të Selës dhe Kasamit të cilët ishin të buzëqeshur. Ne nuk dinimë gjë", thonë burime partiake nga Lëvizja BESA për Zhurnal.

Madje kishte edhe nga ato zyrtarë të lartë të Lëvizjes BESA që në mënyrë publike shprehën habin e tyre ndaj këtij koalicioni.

Zyrtari i lartë i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi duke komentuar takimin të kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe ati të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka thënë se ky është një lajm i mirë dhe i shumë i pritur për anëtarët dhe mbështetësit e Lëvizjes Besa dhe ASH-së, transmeton Zhurnal.mk

"E TRETA E VËRTETA! Më në fund një lajm i mirë dhe i shumë i pritur për anëtarët dhe mbështetësit e Lëvizjes Besa dhe të Aleancës për Shqiptarët. E para: Edhe pse shumë u kërkua nuk u arritë që të merren vesh për bashkëpunim para zgjedhjeve parlamentare dhjetor 2016 dhe shumë mandate u humbën për të dy subjektët. E dyta: Edhe pse shumë u kërkua nuk u mbrri marrëveshje para zgjedhjeve lokale Tetor 2017 rreth i parë dhe u humbën shumë këshilltarë dhe kryetar komune rrezikohen. E treta: Sot përmes një foto të përbashkët të kryetarëve të partive sëbashku me njerëzit e dytë po të gjithë pjesë e proceseve të bisedimeve të dështuara të më parshme na dhanë një shpresë të mirë një dëshmi që evoluan në qëndrimet e tyre për të mirë", ka shkruar në profilin e tij në facebook, Kastriot Rexhepi, zyrtar i lartë i Lëvizjes BESA.

Zgjedhjet lokale të 15 tetorit ishin një goditje e madhe për Lëvizjen BESA. Sovrani nuk i dha mbështetje politikave të kësaj force politike në nivel lokal, por rënia ishte e dukëshme edhe në nivel republikan.

Analist politik theksojnë se rënia e Lëvizjes BESA fillimet i ka që nga 27 prilli, dita kur u përgjak parlamenti i Maqedonisë e deputet e saj ikën në rrethana ende të pasqaruara nga parlamenti dhe me një skenarë thuaj se të parapërgatitur, por jo vetëm edhe mos votimi i kryeparlamentarit të parë shqiptarë, mos mbështetja e Qeverisë reformatore, mos koalicionimi që në rrethin e parë me ASH-në janë arsyet që Lëvizja BESA po e hapëron drejt rrugëtimit të dështimit politik njejtë si Menduh Thaçi dhe PDSH-ja e tij.

Shkak i rënies apo humbjes së Lëvizjes BESA në zgjedhjet lokale ishin edhe zbardhja e komunikimve të zyrtarëve të kësaj partie me partinë e regjimit të deridjeshëm VMRO-DPMNE-në. Nga emaili i kandidati të BESËS për Çairin dhe numrin dy të kësaj partie u zbuluan marrëveshjet e fshehta midis VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes BESA.

Zhurnal posedon dokument (procesverbal) me të cilin dëshmohet bashkëpunimi i saj me VMRO-DPMNE-në.

Zhurnal ua sjell një pjesë të tekstit të procesverbalit, ku thuhet:



Pas gjithë këtyre gabimeve politike dhe pasi që Lëvizja BESA kuptoi se VMRO-DPMNE nuk mund të siguroj vota për vete e lëre më për BESËN, pasi që në rrethinë e parë nuk arriti të fitojë asnjë komunë, dinakria e krërëve të BESËS pa fije turpi pas gjithë akuzave të adresuara në drejtim të kreut të ASH-së, Ziadin Sela përsëri shkuan e ju përkulën ati, me të vetmin qëllim që Bilall Kasami të ketë një fije shpresë të vogël se mund ta fitojë komunën e Tetovës.

Në të kundërtën, nëse edhe kësaj rradhe Kasami përjetonë fiasko ai duhet të jep dorëheqe nga kreu i partisë pasi që vetë disa herë nëpër debate televizive e ka thënë një gjë të till.

Ajo që është tani për tu habitur nga ASH-ja dhe kreu i kësaj partie Ziadin Sela, i cili haroj 27 prillin, ku iu rezikua jeta, datën kur ateherë ishin shumë dyshime se Lëvizja BESA, pikërisht në natën e 27 prillit iku nga parlamenti, ndërsa sot Ziadin Sela nga "dushmanët" u fut në koalicion dhe i harroi të gjitha.

Ky koalicioni u arrit, me shpresë për të fituar disa komuna. Mirëpo sa do ti kushton kjo këto dy subjekte nëse për kohë të shkurtë do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentar. A do të u besoj më edhe elektorati i tyre e tu jap votën, kur tani me këtë vepërim, qartë shihet se subjektet në fjalë, më së shumti shikojnë interesat subjektive se sa ato qytetare.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal, në vijim ua sjell procesverbalin origjinal të diskutimit për bashkëpunimin  me VMRO-n.

http://www.zhurnal.mk/Procesverbali_LB.pdf

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.10.2017, 22:09  | B.M. | 13,318 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.