Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
« Click plus » Fenomeni Haraçina, banorët e dëshpruar nga partitë shqiptare
click_6.jpg

Shkup, 18 tetor - Sonte në debatin 'Click Plus' që transmetohet në Tv21 si temë është diskuruar fenomeni i komunës së Haraçinës, zgjedhjet lokale dhe zgjedhja në krye të kësaj komune një femër e cila vjen nga rradhët e LSDM dhe u bë kryetare e komunës në rrethin e parë. Tema mban emrin 'Fenomeni Haraçina, loja për lokalet', ndërkohë që të ftuar ishin aktivistja e të drejtave të grave Gjyla Çeliku si dhe opinionistët Artan Dika e Valon Bela, transmeton Zhurnal.mk

"Ky reportazh ishte i vërtetë me argumente që neve do na vetëdijësojë si të debatojmë këtë fenomen, se u la pasdore edhe pas zgjedhjeve lokale se ka disa individ që kanë ngritur zërin dhe që mendoj se na dhemb si fenomen dhe është i dhimbshëm, grusht shqiptarisë dhe politikanëve që u treguan të dështuar dhe në vend që të ringjallin Haraçinën legjendare ato e shkelën sa mundën dhe rezultati është ky, por fajin e ka dhe shteti, shteti ka fajin se me ndarjen e decentralizimit komunat e vogla marin më pak buxhet dhe automatikisht buxheti është i vogël dhe është dëshprim se kamq enë aty kam kontribuar me aktivitetet e mia dhe e quajtën shpëtimtarë se nuk kanë pasur kushte elementare nga ushqimi bazë mos themi po edhe bukë nuk kanë", thekson kështu aktivistja e të drejtave të grave Çeliku.

Ndërkohë që duke komentuar kështu kryetaren e re të Haraçinës, Milikije Halimin, Çeliku thotë se fajin e kanë politikanët shqiptarë në LSDM të cilët është dashur të pregadisin atë që të shfaqet para mediave.

"Kandidatja është grua dhe e përgëzoj për guximin që pati ajo pjesa si grua që na përfaqëson si femra mënyra paraqitja nuk ishte për të përgëzuar por fajin e kanë politikanët shqiptarë që pjesë e asaj partie sepse është dashur të pregadisin e të heqin tremën e shfaqjes në televizion dhe daljen në media pastaj me kohë dolën dhe disa video si duket i kishte incizuar dikush dhe ishte e shqetësuar por unë do ta them një gjë", sqaron mes tjerave Çeliku.

Ndërkohë që opinionisti Artan Dika thotë se dëshprimi që kanë pasur banorët e Haraçinës ndaj politikanëve shqiptarë, ka bërë që ata të votojnë një parti maqedonase.

"Ajo që meret si feedback nga kronika janë tre ndjesi, ndjesia varfësia dhe dështimi që për një fshat të madh që ne gjithë e njohim që nga numri i banorëve është sa një komunë në lindje por ato janë me prespektivë më të madhe, rasti i Haraçinës më kujtoi Ulqinin ku kandidati i Gjykanoviqit fitoi më shumë vota nga kandidatët e partive shqiptare por është një storie e një dështimi 25 vjeçarë në vend ku shqiptarët vazhdimisht kanë zgjedhur shqiptarët por në vend që të jenë përcues të zërit kanë shërbyer thjeshtë si shërbetorë i partnerit të koalicionit", sqaron Dika.

Ndërkohë që zgjedhja e partisë maqedonase sipas tij është bërë për një qasje më të afërt dhe direkte tek mjetet për investime në komunë dhe zgjidhjen e problemeve që tangojnë banorët e kësaj komune.

"Është problematikë që duhet diskutuar nëse duhet të bëhej kjo zgjidhje unë besoj se shpresa e tyre kryesore është thithja e fondeve për investime në komunën e tyre, për lavdatë guximi që ka marë iniciativë dhe ka dal me sukses këtu shihet rritja e besimit të shqiptarëve tek partia e saj", thekson kështu opinionisti Dika.

Derisa në anën tjetër opinionisti Valon Bela thotë se është ekstrem i llojit të vet se qytetarët kanë ardhur në një nivel ku nuk kanë gajle nga përkatësia etnike dhe lufta për mbijetesë dhe kushte për jetesë që mungojnë dhe në aspektin politik.

"Ka të bëj edhe me aneksin C të marrëveshjes së Ohrit se ky aneks determinon rikthimin e mirëbesimit të komuniteteve dhe aty kërkohet që të investohet në zonat e prekura nga lufta,l vet fakti që shteti ka dështuar në këtë aneks jep këto rezultate, ku për mua si politikolog është ekstrem i llojit të vet se qytetarët kanë ardhur në një nivel ku nuk kanë gajle nga përkatësia etnike dhe lufta për mbijetesë dhe kushte për jetesë që mungojnë dhe në aspektin politik është një eksperiment tjetër sepse një komunë konzervatore në mënyrë drastike anon në një parti maqedonase pavarësisht se kandidaten e kemi shqiptare është eksperiment për faktin se është vetëm fillimi dhe ne duhet të presim tash se me të vërtetë a do ndryshojmë kushtet dhe rrethanat atje", sqaron këshu Bela.

Sipas tij, për 15 vite si shoqëri nuk ishin në gjendje që të sanojnë një gyp në këtë komunë si nevojë e detyrueshme për banorët.

"Atyre ju ofrohet qasje më e mirë në shërbime më cilësore qytetarëve dhe e dini se kjo komunë me vite ka qenë si një mish i huaj në qytetin e Shkupit pa investime kapitale me paaftësinë të kandidatit kryetarit të asaj komune në thithje të donacioneve pavarësisht përmes programeve të BE dhe ka rezultuar që qytetari të vij në atë gjendje, për 15 vite si shoqëri nuk ishim në gjendje të sanojmë një gyp në Haraçinë që u bë problematikë, në një farë mënyre partitë shqiptare kanë përcuar mesazhin se për secilën leje duhet kërkuar dhe nga maqedonasit dhe ato i kanë rënë drejtë kanë votuar një parti maqedone që të kenë qasje direkte atje, uroj që kryetarja aktuale të ketë zotësi të merr gjithë atë që i takon një komune se sado që të investohet atje është pak, fortë mirë e dimë se është quajtur fabrikë e drogës që të ulet niveli dhe është rezultat se ajo punë ka qenë e jashtëzakonshme", vlerëson kështu opinionisti Bela, transmeton Zhurnal.mk

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.10.2017, 23:16  | T.E. | 2,911 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.