« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
« Analizë në "Inside" » Nuk është e sigurt që Ibrahimi mund t`i ketë votat e rrethit të parë
22690023_531053863893670_157544597_o.jpg

Shkup, 19 tetor -  Në emisionin e fundit "Inside" që emetohet në ZhurnalTv mysafir ishin ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti dhe analisti politik Ismet Ramadani të cilët komentuan procesin zgjedhor që mbajt më 15 tetor, si dhe kalkulimet për në raundin e dytë.

Ismet Ramadani tha se gjatë kësaj fushate kandidatët për kryetar komune ishin më të eksponuar në krahasim me fushatat tjera të kaluara dhe kjo sipas tij është një gjë e mirë.

"Për dallim nga hera tjera kandidatët për kryetar komune ishin më të eksponuar dhe në një mënyrë iu dha mundësi që ata ti shpalosin programet e tyre, idetë e tyre, premtimet pak sa të tepruara. Ajo që ka ndihmuar kësaj rradhe mendoj se kanë luajt rrol edhe mediat për faktin se i kanë ekspozuar para qytetarëve që në një mënyrë tu jepet sinjal se i pret përgjegjësi dhe jo privilegj të jenë kryetar komune", shprehet Ramadani.

Ramadani gjithashtu komentoi edhe rënien e votave të Lëvizjes BESA si dhe rritjen e votave për ASH-në.

"Është një e vërtetë e cila asnjëherë nuk duhet ta mohojmë se partia e cila është pjesë e pushtetit është më joshëse dhe tërhqëse për votuesit në kuptimin se si pjesmarrëse në pushtet edhe në zgjedhjet lokale mund të realizohen pak më lehtë premtimet që në një mënyrë edhe duhet kuptuar kështu, prandaj edhe kemi rritje të ASH dhe ulje të votave të Lëvizjes BESA", tha mes tjerash Ramadani.

Nga ana tjetër ish deputetja Ermira Mehmeti konsideron se në këtë fushatë kemi parë një qasje ndryshe të të gjithë kandidatëve, në masë të madhe sipas saj arsyeja është tek efekti i rrjeteve sociale. "Ideja se nëse nuk je në rrjetet sociale e ka bërë të veten, dhe kandidatët janë përpjekur që maksimalisht ta shfrytëzojnë këtë lloj avantazhi, që kushton pak, është i depërtueshëm, është prezent në jetën e secilit prej nesh në çdo kohë. Ne në një farë mënyre skemi pasur nevoj të presim për programet të paguara politike për shkak se ne kemi pasur mundësi përmes transmetimeve live të shikojmë dhe të dëgjojmë gjithçka çfarë ata thonë", thotë Mehmeti.

Mehmeti gjithashtu tha se entuziazmi i votuesve në raunditn e dytë bie dhe nuk është njejtë sikur në raundin e parë.

"Raundi i dytë është gjithmonë më vështir mobilizues se sa raundi i parë. Ne nuk jemi të bindur se Ibrahimi do t'i ketë votat e rrethit të parë, është natyra dhe entuziazmi i votuesit në raundin e dytë bie", tha mes tjerash në "Inside", Mehmeti. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.10.2017, 10:34  | Xh.I. | 17,003 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.