« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
« Koment » Nëse Sela ballafaqohet me BDI dhe LSDM në Strugë, a ka kuptim koalicioni qeveritar?!
22684972_1642697699121590_1780942426_n.jpg

Shkup, 19 tetor - Koalicioni qeveritar, shumica parlamentare janë reflektim edhe i bashkëpunimit lokal, kurse edhe në prag të zgjedhjeve edhe i koalicionimit për pushtetin lokal. Kjo praktikë nuk është strikte, por duke marrë parasysh praktikën politike në Maqedoni, gjithmonë kështu janë zhvilluar kalkulimet politike për zgjedhjet lokale dhe bashkëpunimi i partnerëve të koalicionit për në nivel lokal, shkruan Zhurnal.

Shumica parlamentare në Maqedoni e përbërë nga LSDM+BDI+ASH, u krijua dhe u formua si shumicë parlamentare pas një beteje, sfidë e pazakontë për historinë politike të Maqedonisë që pas konfliktit të 2001.

27 Prilli ishte data kritike për fatin e deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë, protesta të vazhdueshme kundër kësaj qeverie por megjithatë Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Ziadin Sela e përballuan edhe këtë sfidë si partnerë koalicionues dhe tani më kjo qeveri ka arritur që të mbushë më shumë se 100 ditë qeverisje. Pothuajse 4 muaj më vonë erdhën Zgjedhjet Lokale dhe befasisht, ky koalicionim për të formuar shumicën parlamentare, u transformua me koalicion tjetër në këto zgjedhje lokale, kryesishtë në raundin e dytë. Sepse në raundin e parë në opinionin ishin shfaqur koalicioni LSDM+BDI dhe nëpërmjet zyrtarëve të lartë të LSDM-së pikërisht edhe nga vet Kryeministri Zoran Zaev kishte theksuar se Lëvizja Besa dhe VMRO-DPMNE kanë koalicion të fshehur ndërmes veti.

Kurse Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës në këto zgjedhje lokale shkoi e vetme në zgjedhje në raundin e parë por edhe Aleanca për Shqiptarët( RDK-UNITETI) garuan të vetme. Kombinatorikat koalicionuese ndryshuan fill pas mbarimit të rrethit të parë, befasisht për raundin e dytë u zyrtarizua koalicioni ndërmjet Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët, gjë që nuk ndodhi në fillim, dhe nuk u bë në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit, kjo në opinionin e gjerë ngjalli reagime të shumta pozitive-negative sigurisht nga shkaku se kjo ndodhi sikur spontanisht dhe i pa menduar më herët.

Ndërsa Aleanca për Shqiptarët (RDK+UNITETI) ende ska zyrtaizuar asnjë koalicionim me ndonjë parti politike. Por të marrim një element tejet të rëndësishëm, të supozojmë, paramendojmë se a do të ketë kuptim koalicioni qeveritar, për nga fakti unik i saj dhe koherenca në veprime që do të merren,a do të ndihen komod në pushtetin qendror, kur në pushtetin lokal kanë koalicionime të ndryshme.

Gjithashtu a do të rrezikohet koalicioni qeveritar me ballafaqimin e BDI-së dhe ASH-së në Strugë, ndërmjet Ziadin Selës dhe Ramiz Merkos për të parin e kësaj komune. Për ASH-në ishte rëndësishme shumë Struga sepse në opinionin e gjerë flitej gjithnjë se Struga është bastion i ASH-së kurse në anën tjetër BDI-ja në këtë komunë gjasa të mëdha mund të ketë sipas kalkulimeve numerike të mundshme që mund të dalin dhe me kombinatorikat koalicionuese mund edhe të korr fitore. Sepse LSDM-ja në Strugë nuk do të pëkrahë asnjë kandidat as Selën e as Merkon dhe do të jetë neutral kurse Merkoja në opinionin e gjerë dhe në mjetet e informimit është cilësuar shumë herë se do merrë edhe votat në fshatrat maqedonase, që logjikisht mund ta dërgojnë si fitues në këtë komunë, por megjithatë kjo mbetet supozim, paramendim, kurse verdiktin përfundimtar do e japin qytetarët e Strugës. Si shihet këtu mund të jetë edhe koalicionimi i pa paralejmruar më herët ndërmjet ASH-BESA që të ndihmohen edhe në komunat e tjera si p.sh Nevzat Bejta si fitues kundrejt Arben Taravarit në Gostivar mundet që këto dy parti të masin forcat që ta mundin Bejtën, ose në Tetovë e kështu me radhë në komunat ku do të ketë rrethë të dytë, që edhe paralajmëruan se do të ndihmohen në mënyrë reciproke.

 Mbi këtë në pyetje mund të jenë 4 ose 5 komuna ku do të ndryshojnë rezultatet por do mund të rrezikohet koalicioni, shumica parlamentare sepse sigurisht që do të zhvillohet një garë e sforcuar në rrethin e dytë të gjitha energjitë, aktivistët, simpatizantët të gjithë sigurisht që do të aktivizohen. Ndërsa ndryshimet që do të vijnë janë ose pritet që të jenë, mund të jenë vetëm ndryshimet e shumicës parlamentare dhe sigurisht që mund të rrezikohet kjo shumicë, por edhe zyrtarisht për ndonjë zhvillim të tillë ende nuk është informuar opinion i gjerë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.10.2017, 13:30  | I.XH | 18,539 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.