Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Kryemadhi: Tahiri nuk është dru i shtrembër, por degë në trungun e kalbur të Ramës
screenshot-5_1508414746-4311283.jpg

Tiranë, 19 tetor - Nga Berati, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është referuar reagimit të djeshëm të kryeministrit, i cili ndër të tjera shkruante se ashtu si kudo dhe kushdo, edhe PS ka drurët e saj të shtrembër, një frazë kjo e cila duket si një konotacion direkt për Saimir Tahirin.

Kryemadhi shprehet se Rama nuk tregon të gjithë të vërtetën, pasi Tahiri, për të cilin tashmë kërkohet dhe arrestimi, nuk është një “dru i shtrembër”, por një nga shumë degët e trungut të kriminalizuar të kryeministrit Rama. Sipas Monika Kryemadhit, Edi Rama ka rënë moralisht si kreu i qeverisë së shqiptarëve.

“Krimi i organizuar po uzurpon ekonomine shqiptare. Edi Rama ka rene moralisht si kryeminister. Tahiri nuk eshte dru i shtrember, por dege ne trungun e kalbur te Edi Rames. Edi Rama kryeqezoi Ps me krimin e organizuar dhe polli Rilindjen.”-deklaroi Kryemadhi.

Kryemadhi ka sulmuar ashpër dhe kreun e policisë Haki Çako, i cili disa orë më parë lajmëroi shkarkimin e drejtuesve të policisë së Elbasanit për paaftësi në zgjidhjen e përplasjes që ndodhi në shtator, mes efektivëve të policisë dhe “audit” të blinduar.

“Cako ushtar i krimit. Kupola e krimit te organizuar eshte ne kryeministri. Rama gelltiti corben e Sajmirit, dhe po i bie me qafe policeve te ndershem. Cako i pari qe duhet shkarkuar”- shtoi kryetarja e LSI./Gazeta Express

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.10.2017, 15:48  | Xh.I. | 539 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.