Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
« Raporti i partive » Kush sa para harxhoi në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore
01_85.jpg

Shkup, 19 tetor -  Partitë politike, koalicionet dhe kanidatët e pavarur i kanë dorëzuar raportet financiare për pjesën e dytë të fushatës zgjedhore. LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev ka harxhuar 293,154 mijë euro, ndërsa vetëm nga donacionet ka rritur të mbledh 429,644 euro. Pesë kompani LSDM-së i kanë dhuruar 65,475 euro. Partia në pushtet, LSDM-ja më së shumti para gjatë pjesës së dytë të fushatës ka harxhuar për publicitet dhe propagandë politike gjegjësisht 150,840 euro ndërsa për transporitin e simpatizantëve partiak nëpër tubimet e saj ka harxhuar 113,730, shkruan Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE-ja opozitare e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski ka dorëzuar 8 raporte financiare për pjesën e dytë të fushatës zgjedhore. Kjo parti për fushatë ka harxhuar 423,051 euro, ndërsa ka pasur të hyra për fushatë në forma të ndryshme në vlerë prej 532,800 euro.

Për publicitet dhe propagandë në pjesën e dytë të fushatës, VMRO-DPMNE ka harxhuar 97,300 euro, ndërsa për transport partia e NIkolla Gruevskit ka harxhuar 236,037 euro. VMRO ka paguar edhe për shërbime intelektuale afro 113,517 euro.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) për publicitet dhe propagandë partiake ka harxhuar 101,681 euro.  Të hyra në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore partia e Ahmetit ka pasur 60,942 euro, ndërsa ka shpenzuar 106,473 euro.

Lëvizja BESA në pjesën e dytë të fushatës ka pasur të hyra prej 11,643 euro, ndërsa shpenzime prej 53,889 euro. Për publicitet dhe propagandë, partia e Bilall Kasamit ka harxhuar 50,831 euro dhe 1,176 euro për shërbime hulumtuese.

PDSH-ja e Menduh Thaçit ka paraqitur vetëm se 5,075 euro të hyra, ndërsa shpenzime prej 9,764 euro. Per publicitet dhe propagandë partia e Thaçit ka harxhuar 3,241 euro.

Aleanca pëe Shqiptarët e Ziadin Selës ka harxhuar 4,710 euro për publicitet dhe propagandë. Gjithsej të hyra në arkën e partisë së Selës në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore janë paraqitur 3,536 euro, ndërsa shpenzime prej 5,109 euro.

Më pak në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale kanë harxhuar kandidatët e pavarur. Pjesa më e madhe e kandidatëve nukanë asnjë denarë as të hyra e as shpenzime për fushatë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.10.2017, 18:37  | D.J. | 1,658 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.