« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Zaev në Shuto Orizarë: Uniteti është përparësia e jonë
133919794.jpg

Shkup, 19 tetor - U tregua, tërë Maqedonia është për jetë për të gjithë, për ndryshime, përveç në nivel qendror, edhe në atë lokal, tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, në takimin e sontëm me qytetarët e Shuto Orizarës.

Zaev  paralajmëroi se kjo komunë do të ketë kopsht për fëmijë çfarë meriton, se do të përmirësohen kushtet për punë në Treg, si dhe se do t'u mundësohet të rinjve të jetojnë dhe punojnë këtu.

"Nuk mund të derdhen miliona euro në Shkup, e këtu të mos ketë ujë për fëmijët, drita të mos ketë. Të kujdesemi për njerëzit e rinj dhe të mundosojmë të jetojnë dhe punojnë këtu", apelon Zaevi.

Ai ka shprehur bindje se kandidati për kryetar të komunës Kurto Dudush do ta marrë përkrahjen në rrethin e dytë.

"Uniteti janë përparësia e jonë dhe këtë patjetër duhet ta kultuvojmë. Nuk jemi vetëm maqedonas edhe romë, sonte e nënshkruam edhe marrëveshjen me BDI-në, të cilët do ta përkrahin kandidatin tonë për kryetar të komunës, Kurto Dudush, me çka fitorja këtu, në Shuto Orizarë është e sigurtë. Jo vetëm për shkak të kësaj, por edhe për shkak të faktit se janë inkurajuar edhe qytetarët të cilët duronin presione dhe shikojnë se më nuk ka nevojë këtë ta bëjnë", tha lideri i LSDM-së.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të japin përkrahje për unitetin dhe bashkimin. 

"Obligim është kudjesi për të gjithë qytetarët. Komuna u shërben njëjtë të gjithë qytetarëve, të jetë e hapur për të gjithë dhe do të jetë servis për të gjithë. Edhe këtu, në Shuto Orizarë duhet të ketë jetë për të gjithë", porositi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në takimin me qytetarët e Shuto Orizarës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.10.2017, 21:58  | T.E. | 1,807 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.