« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Mallçeski: Sa më shpejt ik Gruevski nga kreu i VMRO-së, aq më mirë për Maqedoninë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Putin në mbrojtje të Trampit
133891434.jpg

Presidenti rus, Vlladimir Putin deklaroi se presidenti amerikan, Donald Tramp është i paparashikueshëm, për arsye se kundërshtarët e tij në SHBA e parandalojnë t'i plotësojë një numër të madh të premtimeve të tij parazgjedhore.

"Paparashikueshmëria e tij nuk është vetëm në bazë të natyrës së tij. Shkaku i dytë është rezistenca e madhe në vend, pasi që e parandalojnë t'i realizojnë nismat parazgjedhore. Kështu që nuk është në rregull të thuhet se është i paparashikueshëm për nga natyra, por kjo varet prej sistemit politik i SHBA-së".

Ai shtoi se Moska do të bashkëpunojë me Trampin edhe krahas të gjitha vështirësive.

Putin theksoi edhe se Tramp duhet të respektohet pasi që ka mandat demokratik.

"Ai është zgjedhur nga populli amerikan dhe për këtë duhet të respektohet, madje edhe nëse nuk pajtohemi me ndonjë qëndrim të tij", theksoi Putin në Forumin e politikës ndërkombëtare në Soçi, duke shtuar se SHBA-ja është duke treguar mosrespektim ndaj Trampit.

Putin potencoi edhe se Rusia do të bashkëpunojë me partnerët amerikanë.

"SHBA-ja është fuqia më e madhe botërore dhe ekonomike. Për fat të keq, tregtia jonë është e parëndësishme, por gjithsesi, ndikimi i SHBA-së në botë është shumë i rëndësishëm. Ky vend definitivisht është një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm. Jemi duke bashkëpunuar me ta edhe krahas vështirësive, me kusht që se edhe ata e duan të njëjtën. Nëse jo, atëherë nuk do ta bëjmë atë", theksoi Putin.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.10.2017, 10:26  | Z.H. | 947 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.