Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Analistët të ndarë nëse VMRO mund të bojkotoj zgjedhjet eventuale të parakohëshme parlamentare
67e0c528bcfacd9c238cdf77dbe99d7b_1.jpg

Shkup, 20 tetor - Edhe pse Kryeministri Zoran Zaev me LSDM-në e tij korri fitore bindëse kundër VMRO-DPMNE-së në zgedhjet lokale të 15 tetorit, ai prap tha se nuk është i interesuar që të kërkon zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

Por edhe përkundër këtij qëndrimi të Kryeministrit Zaev, në opinion janë hapur zërat që në Maqedoni pranverën e ardhshme do të kemi zgjedhje të parakohëshme parlamentare bashkë me ato presidenciale.

Njohësit e rrethanave politike thonë se LSDM-së do i konvenonin zgjedhje të reja me qëllim që të forcon pozitën e tij në Qeveri dhe në Kuvendin e Maqedonisë. Por a do të jenë të favorshme zgjedhjet e mundshme parlamentare edhe për opozitën maqedonase VMRO-DPMNE e cila humbi në mënyrë katastrofale në zgjedhjet lokale.

Sa do jetë e mundur që kjo parti duke e parë rënien enorme, të bojkotoj edhe zgjedhjet e parakohëshme parlamentare nëqoftëse eventualisht mbahen të njejtat?

Profesori universitar Nano Ruzhin për Zhurnal shprehet skeptik se Zaev do të kërkon zgjedhje të parakohëshme, por edhe nëse mbahen sipas Ruzhin VMRO-DPMNE nuk do ti bojkotoj zgjedhjet eventuale të parakohëshme parlamentare sepse çdo bojkoti eventual do të jetë mundësi për partinë tjetër.

“Në radhë të parë nuk besoj se do të kërkoj Zaev zgjedhje, por nëse do të ketë VMRO nuk do t’i bojkotoj do të ishte kundërproduktive vetëm nëse ndjehen shumë të dobët sepse asaj partie i paraprin një ripërtrirje e madhe, çdo bojkotim i zgjedhje do të thotë devijim dhe mundësi për partinë tjetër, kështu që VMRO do të rrezikonte të rënohet dhe për këtë mendoj se nuk do t’i bojkotonte këto zgjedhje, mundet vetëm të shpresojë të bën diçka më ndryshe, sepse ato kishin mbi 350 mijë vota në këto zgjedhje, ndërsa LSDM ka mbi 400  mijë vota diku 100 mijë vota ma shumë se VMRO. VMRO mbetet parti opozitare më e fortë dhe mendoj se një e gjë e tillë nuk do të ndodh”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar Nano Ruzhin.

Nga ana tjetër politologu Mevlud Islami nuk e përjashton mundësin që VMRO-DPMNE të bojkotoj zgjedhjet eventuale të parakohëshme parlamentare.

Ai shprehet se fitorja bindëse e LSDM-së më 15 tetor, ia shton luksin që kjo kjo parti ta çon vendin në zgjedhje të parakohëshme parlamentare duke pasur parasysh shumicën e ngushtë që ka në këtë përbërje qeveritare.

“Fitorja bindëse në zgjedhjet lokale të mbajtura më 15 tetor në Maqedoni nga ana e LSDM në të shumtën e komunave, ja shton luksin që kjo parti ta çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme  parlamentare, gjithnjë duke pasur parasysh shumicën e ngusht që ka në përbërjen e deritanishme parlamentare dhe nevojën për qeveri stabile. Nga ana tjetër DPMNE "i sëmuri nga Bosfori" në këtë rast, mund t'i bojkotoj zgjedhjet duke kërkuar që sa më shpejt të konsolidoj partinë dhe pastaj të garojë në zgjedhjet parlamentare. Mendoj se afati më i mir për zgjedhjet parlamentare është të mbahen bashk me ato presidencialet ku do t'i jepet grushti i fundit një regjimi totalitar dhe të formohen institucione të lira dhe demokratike, çdo afat tjetër para kësaj periudhe do të paraqiste ngecje të reformave dhe tentim për forcim të pushtetit nga ana e LSDM”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu Mevlud Islami.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.10.2017, 11:32  | Xh.I. | 1,681 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.