« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Projeksioni i tetorit i Bankës Botërore për rritje të BPV-së është 1,5 për qind
132332852_1.jpg

Shkup, 20 tetor - Projeksioni më i ri i Bankës Botërore për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë në vitin 2017 është 1,5 për qind. Sipas të dhënave të publikuara në raportin e Bankës Botërore i titulluar "Emigrim dhe mobilitet", BPV-ja sivjet do të ketë rritje prej 1,5 për qind, vitin e ardhshëm 3,2 për qind, ndërsa në vitin 2019 do të jetë 3,9 për qind.

Sipas Bankës Botërore ndikim në pritjet e këtilla për rritje prej 1,5 për qind ka jostabiliteti politik në gjysmën e parë të vitit. Nxitës kryesor të rritjes pritet të jetë konsumi, i nxitur nga rritja e punësimeve dhe investimeve.

Banka Botërore pret që deficiti buxhetor të jetë deri në tre për qind nga BPV-ja sivjet, dhe se ai do të zvogëlohet deri në 2,2 për qind deri në vitin 2019.

Në raport është theksuar se ekonomia në Ballkanin Perëndimor do të ketë rritje prej 2,8 për qind sivjet, 3,2 vitin e ardhshëm dhe 3,5 për qind në vitin 2019. Nga vendet e rajonit rritje më të lartë të BPV-së është paraparë në Mal të Zi 4,2 për qind, pastaj Kosova 4,1 për qind, Shqipëria 3,6, BeH-ja tre për qind, Kroacia 2,9 për qind dhe Serbia 2,3 për qind.

Vitin e ardhshëm Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë në Kosovë nga 4,1 për qind, ndërsa në vitin 2019 katër për qind, Shqipëri 3,5 për qind vitin e ardhshëm dhe në vitin 2019, Serbi tre për qind në vitin 2018 dhe 3,5 në vitin 2019, BeH 3,2 për qind në vitin 2018 dhe 3,5 për qind në vitin 2019. Mal të Zi 2,8 për qind në vitin 2018 dhe 2,5 për qind në vitin 2019 dhe Kroacia me rritje të BPV-së nga 2,6 për qind në vitin e ardhshëm dhe 2,8 në vitin 2018.

Sipas projeksionit të prillit të këtij institucioni financiar ndërkombëtar rritja e BPV-së në Maqedoni duhet të ishte 2,9 për qind.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.10.2017, 12:14  | Xh.I. | 459 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.