« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
CIA: Pakistani duhet të ndërmarrë veprime para bisedimeve për paqe me talibanët
thumbs_b_c_4017d43557d614d9b8ebbf56cb511122-480x270.jpg

Uashington, 20 tetor - Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë t’i përfshijnë talibanët në bisedimet për paqe në Afganistan, por për të ndodhur kjo, ai tha se Pakistani duhet së pari të sigurojë që militantët nuk mund të krijojnë strehë të sigurtë brenda kufijve të tyre, përcjell REL.

Në një fjalim në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington, Pompeo u shpreh se në mënyrë që bisedimet e paqes të ecin përpara, talibanët nuk duhet të shpresojnë për fitore në fushëbetejën në Afganistan.

“Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka që munden, për t’i sjellë talibanët në tryezën e bisedimeve në Afganistan, të cilët nuk kanë shpresë se ata mund ta fitojnë këtë në fushën e betejës”, tha ai.

“Për ta bërë këtë ju nuk mund të keni një strehë të sigurtë në Pakistan”, tha Popmeu.

Zyrtarët e SHBA-së kanë akuzuar Pakistanin për injorim të pranisë së talibanëve dhe rrjetit të aleancës së tyre Haqqani në territorin e saj, një akuzë kjo e mohuar nga Islamabadi.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.10.2017, 12:35  | Xh.I. | 497 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.