Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Në rajonin e Pollogut 345 plaçkitje të rënda në nëntë muajt e parë
grab_1.jpg

Tetovë, 20 tetor- Në rajonin e Pollogut në nëntë muajt e parë janë regjistruar 345 plaçkitje të rënda me gjithsej dëme të shkaktuara materiale prej 32 milionë e 840 mijë denarë, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij kjo shifër është për 32 raste më pak në krahasim me vitin e kaluar. Në këto raste 147 kanë qenë nëpër shtëpi dhe banesa, 36 në dyqane, 20 në automjete, pesë plaçkitje të ashtuquajtura të pamëshirshme dhe 45 tentime për plaçkitje të rënda.

"Numri më i madh i plaçkitjeve të rënda janë realizuar me hapje të dhunshme të dyerve hyrëse ose dritareve në hapësirat e bodrumeve, në katet përdhes të objekteve ose me hyrje përmes dyerve të pambyllura. Më tërheqës për plaçkitësit edhe sivjet janë stolitë e arit dhe të hollat, ndërsa janë marrë edhe televizorë, orë, telefona celularë, bizhuteri dhe të tjera. Është karakteristike është ajo që një numër i caktuar i plaçkitjeve të rënda para së gjithash janë të stolive të arit ose të hollat kanë qenë brenda familjare gjegjësisht në to kanë marrë pjesë të afërmit e pronarëve që nuk është dukuri e re dhe e panjohur për rajonin më të gjerë të Pollogut", tha Josifovski.

Në njëjtën periudhë për sivjet janë shënuar 118 plaçkitje nga çka 32 janë vjedhje të energjisë elektrike, 19 të drunjve, 16 të automjeteve, dy të biçikletave dhe motoçikletave dhe të sendeve ose produkteve të ndryshme.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.10.2017, 13:43  | L.E. | 600 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.