Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Pse Ibrahimi nuk e uroi Visar Ganiun si fitues në rrethin e parë !?
auto_zeqirja-ibrahimi-620x3301484300249.jpg

Shkup, 20 tetor - Visar Ganiu i BDI-së në rrethin e  parë të zgjedhjeve lokale në Çair fitoi kundrejt kandidatëve të tjerë të partive politike shqiptare, BESA, ASH, PDSH, VMRO.

Ibrahimi në fjalimet e tij shumëherë është paraqitur dhe ka pyetur publikisht se a kanë burrëri personalite të ndryshme politike. A  tregon kjo se Zeqirija Ibrahimi ka mungesë të këtij tipari, sepse ende nuk e ka uruar Ganiun për fitoren në raundin e parë në Çair, shkruan Zhurnal.

Dhe  po ashtu ai në tubimet e tij me elektoratin gjithnjë thoshte se fitues do të jetë që në raundin e parë, se kundër kandidatët e tij do të dështojnë, por ja që doli e kundërta, dhe nga këtu del një pyetje logjike, vallë përse Zeqerija Ibrahimi nuk gëzon mbështetjen nga qytetarët dhe nuk morri besimin që të udhëheqë këtë komunë që në raundin e parë, por tani pretendon votat e partive tjera, e kryesishtë të ASH që e etiketonin si parti jo serioze dhe është kundër bashkëpunimit të pozitës, dhe me fjalor edhe më naiv, që thoshin se janë në shërbim të dikujt tjetër, e sidomos etiketonin se Sela dhe Alenaca për Shqiptarët po shkon në koalicion me të inkriminuar, kurse tani të gjitha këto etiketime, hudhen poshtë, logjikisht vetëm për të realitivizuar debaklin zgjedhor, si në Çair, e më gjerë.

Në opinionin e gjerë flitej se Çairi do të jetë në duart e Besës, ndodhi e kundërta, tani nga presioni që po e merrë Zeqerija Ibrahimi si i dështuar në rrethin e parë, a do të punojë në të gjitha mënyrat që të merrë edhe votat e VMRO-së dhe të ASH-së për në Çair.

Kryeministri Zoran Zaev në një paraqitje të tij kishte treguar se BESA dhe VMRO janë në koalicionim të fshehtë. Por zyrtarisht ende nuk kanë njoftuar opinionin e gjerë këto dy parti politike për koalicionim.

 A do i rritet besueshmëria Ibrahimit në Çair apo sipas rrjedhave ai do të  dështojë politikisht, mbetet që të shihet në zgjedhjet për raundin e dytë kur verdiktin përfundimtar do ta japin qytetarët e Çairit.

 

 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.10.2017, 14:29  | I.XH | 6,317 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.