« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Plas keq sherri në Kuvend, Tahiri i përgjigjet "flakë për flakë" prokurorëve
saimirtahiri7.jpg

Tiranë, 20 tetor - Vazhdon debati në Këshillin e Mandatëve në Kuvend ku fjalën e ka marrë ish-ministri Saimir Tahiri.

Me tone të ashpra, pas dy ore dëgjese Tahiri i është kundërvënë në prova prokurorëve në sallë duke cituar se është bërë më parë një hetim dhe është pushuar po nga prokuroria.

Gjatë debatit mes tyre, Prokurori Hajdarmataj i është drejtuar me “ti” ish-ministrit, gjë e cila e ka acaruar keq Tahirin i cili i është përgjigjur: mos mu drejto me “ti” por me “ju”.

Saimir Tahiri: A e dini që unë më 11 shtator 2015, kam shkuar unë te Prokurori i Përgjithshëm për përfshirjen e makinës time në hetim droge. Kam kërkuar hetim, dhe ju keni regjistruar procedimin penal që është mbyllur më 29.12.2915.

Jeni në dijeni që është hetuar për këtë çështje? Dhe kur thoni që nuk ka referim nga policia, e dini që unë vetë kam kërkuar hetim?

Hajdarmataj: S’ka referim nga policia për këtë

Saimir Tahiri: Mua s’më duhet çfarë bën policia, mua më duhet çfarë kam bërë unë si Saimir Tahiri. Ju keni mbyllur hetimin. A keni dijeni për këtë apo jo?

Hajdarmataj: Ne po flasim këtu për referime për aktivitet kriminal të disa personave. Ju keni ardhur këtu për çështjen tuaj. Në të gjitha dosjet që unë kam, nuk ka asnjë referim nga policia lidhur me çështjen Habilaj.

Saimir Tahiri: Mos fol për punë politike, m’i lini mua, se e bëj më mirë. Unë ju kam kërkuar juve të hetoni. Ju s’keni hetuar. Unë kam përpara meje vendimin për pushimin e çështjes ku thuhet:

Prokuroria mbi bazën e materialit ka regjistruar procedimin penal për etj etj., dhe ju kujtoj që kjo është bërë në vijim të kërkesës sime për hetim. Vendimi juaj thotë, për sa i përket përfshirjes së automjetit Audi A8 në t rafik droge, rezultoi se ky akt nuk ekziston.

Në asnjë informacion të përpiluar nga Dritan Zagani, nuk përmendet automjeti Audi A8 si i përfshirë në trafik. Pyetja ime: Nëse unë kam ardhur në Prokurori për të kërkuar hetim për deklarata ku implikohesha unë për trafik droge me mjetin tim, për të cilën arsye nuk keni nisur një hetim të caktuar, por keni dhënë vendim se kjo nuk është e vërtetë?

Ymeraj: Prokuroria ka hetuar atëherë dhe ka konkluduar në atë formë, kurse tani konkludon në këtë formë. /albeu.com/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.10.2017, 14:32  | Xh.I. | 4,409 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.