Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Grujovski dhe Boshkoski për katër deri gjashtë javë do të ekstradohen në Maqedoni
133920447_1.jpg

Shkup, 20 tetor - Ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujovski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski mund të ekstradohen nga fundi i nëntorit ose në javët e para të dhjetorit të këtij viti dhe deri atëherë do të jenë në paraburgim në Greqi, bëjnë të ditur mediat greke.

Procedurën nga ana e Maqedonisë, do ta zhvillojë Ministria e Drejtësisë, e cila mbrëmë nga MPB-ja e mori njoftimin nga Interpol-Athina për Boshkoskin dhe Grujovskin të cilët kërkoheshin me urdhër-arrest ndërkombëtar dhe pardje u arrestuan në Selanik.

Afatet deri të cilat Ministria e Drejtësisë duhet t'i grumbullojë dokumentet e nevojshme dhe t'i dërgojë në Greqi tani më po rrjedhin. Sipas Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në materie penale, kërkesa për esktradim dhe dokumentet e nevojshme dorëzohen në afatin i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 40 ditë nga dita e sjelljes së vendimit për paraburgim për shkak të ekstradimit.

Edhe krahas asaj që Maqedonia dhe Greqia kanë marrëveshje për ekstradim, dy të arrestuarit mund shpejtë t'i dorëzohen Maqedonisë me marrëveshje të dy ministrive të punëve të brendshme, pohon ish-ministri i Punëve të Brendshme Pavle Trajanov për Dojçe Vele.

Ministria e Drejtësisë, kërkesën për ekstradim duhet ta dërgojë deri te Gjykata e Apelit në Shkup, e cila duhet t'i grumbullojë të gjitha dokumentet dhe dëshmitë lidhur me lëndën "Target" dhe "Fortesa" në të cilat PSP-ja i akuzon Grujovskin dhe Boshkovskin për përgjime të paligjshme dhe shkatërrim të dokumentacionit nga përgjimet. Pastaj kërkesa do të dërgohet deri te autoritete greke të cilët duhet të vendosin se kur do t'i ekstradojnë.

Zëdhënësi i Qeverisë Mile Bosnjakovski sot deklaroi se Maqedonia "pret të realizohen të gjitha marrëveshjet dhe standardet ndërkombëtare për rastin dhe tërë procedura do të përfundojë në kuadër të afateve reale".

Skandali me përgjimet në Maqedoni filloi në vitin 2015 dhe shkaktoi krizë politike në vend.

Grujovski dhe Boshkoski u arrestuan ditën e mërkurë në aeroportin e Selanikut, duke tentuar të dalin nga Greqia me pasaporta të rreme bullgare.

Të dy akuzohen nga PSP-ja për përgjime të paligjshme të qytetarëve dhe për shkatërrimin e sistemeve për përgjime, raste të njohura si "Fortesa", "Target" dhe "Fortesa 2".

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.10.2017, 16:17  | Xh.I. | 636 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.