« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Komisioni do ta kontrollojë “AKMIS-in” e Apelit
akmis_1.jpg

Shkup, 20 tetor - Gjykata e Apelit nuk tregon nëse komisioni i Ministrisë së Drejtësisë ka kërkuar të ushtrojë kontroll të sistemit AKMIS në gjykatë. Alsat M jozyrtarisht mëson se në adresë të tyre Komisioni ka dërguar kërkesë për kontrollimin e sistemit elektronik për shpërndarjen e lëndëve. Megjithatë, nga Gjykata e Apelit nuk e konfirmojnë këtë informacion, por edhe nuk njoftojnë nëse do të japin dritë jeshile për të kontrolluar sistemin, siç ishte rasti edhe në Penale.

Paraprakisht, Komisioni gjatë inspektimit në Penale, vërejti manipulime të sistemit AKMIS, i cili është donacion i USAID-it. Një pjesë e vërejtjeve janë se lëndët janë ndarë në duar, praktikë e cila ka ekzistuar edhe kur është vendosur për paraburgimet. Ekzistojnë njohuri se ka pasur edhe sistem paralel. Sistemi ka funksionuar, por është keqpërdorur nga kryetarët e gjykatës. Në 10 muajt e fundit AKMIS-i nuk është mirëmbajtur fare. Ndërmarrja që bën mirëmbajtjen e tij, Edusoft, sqaroi se gjithmonë ka ekzistuar mundësia që lëndët të ndahen me dorë, por vetëm me vendim të kryetarit të gjykatës. Komisioni i drejtësisë, përveç në Apelin paralajmëroi se do të kontrollojë sistemin AKMIS dhe në Gjykatën Supreme, por deri tani nuk ka informacion nëse kanë kërkuar që t’u lejohet hyrje dhe kur do të kishte ndodhur kjo. Paralelisht me këto kontrolle, keqpërdorime të këtij sistemi konfirmoi edhe Prokuroria Speciale. Me urdhrin për bastisje të marrë nga gjykata e Gjevgjelisë, janë marrë të dhënat nga AKMIS-i i Penales. Kanë dyshime se ish-kryetari Vlladimir Pançevski ka kurdisur lëndët e PSP-së te gjykatësit që i ka pasur të besueshëm. Me bastisjen, PSP-ja i mori dy telefona dhe kompjuterë që duhet të dëshmojnë se ka dhënë hollësira për hetimet te personat e akuzuar nga PSP-ja dhe me këtë ka publikuar sekret zyrtar.

Bastisja e Pançevski për keqpërdorime të mundshme e ndezi dritën e kuqe edhe në Gjykatën Supreme edhe në Këshillin gjyqësor. Në mënyrë të koordinuar qëndruar në Gjevgjeli. Kryetari i gjykatës më të lartë e kontrollonte AKMIS-in ndonëse ka qasje të drejtpërdrejt nga ndërtesa e gjykatës, derisa Zoran Karaxhovski bënte shqyrtim nëse vendimi i gjykatës të ushtrojë bastisje te gjykatësi Pançevski është i ligjshëm.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.10.2017, 16:42  | Xh.I. | 746 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.