Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Gjykimi i Grujovskit dhe Boshkoskit në Selanik shtyhet për më 24 tetor
04_42.jpg

Shkup, 20 tetor - Gjykata në Selanik sot e ka shtyrë për më 24 tetor gjykimin e ish-shefit të Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujovskin dhe të punësuarin në DSK, Nikolla Boshkoskin, pas të cilëve autoritetet e Maqedonisë kanë shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar, lajmëruan mediat greke.

Grujovski dhe Boshkoski akuzohen nga Prokuroria Speciale Publike për përgjime të paligjshme dhe për shkatërrimin e sistemeve të përgjimit, raste të njohur si "Fortesa", "Target" dhe "Fortesa 2".

Ata sot kanë dalë para Gjykatës në Selanik për shkak të posedimit të pasaportave të rreme.

Grujovski dhe Boshkoski të cilët u arrestuan pardje në aeroportin në Selanik, kanë hfrytëzuar pasaporta të rreme gjatë tentimit për të shkuar me aeroplan për në Budapest.

Arsyeja për shtyrjen e gjykimit është që gjykata nuk ka mundur të gjejë përkthyes nga gjuha greke në gjuhën maqedonase.

Paraprakisht mediat greke lajmëruan se Grujovski dhe Boshkoski mund të ekstradohen nga fundi i nëntorit ose në javët e para të dhjetorit të këtij viti dhe deri atëherë do të jenë në paraburgim në Greqi, bëjnë të ditur mediat greke.

Procedurën nga ana e Maqedonisë, do ta zhvillojë Ministria e Drejtësisë, e cila mbrëmë nga MPB-ja e mori njoftimin nga Interpol-Athina për Boshkoskin dhe Grujovskin të cilët kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar.

Ministria e Drejtësisë, pasdite kumtoi se ka dorëzuar kërkesë deri te gjykata kompetente në Shkup për përgatitjen e tërë dokumentacionit për ekstradimin e tyre, pasi është marrë letër zyrtare nga Shërbimet qendrore policore të MPB-së.

Edhe krahas asaj që Maqedonia dhe Greqia kanë marrëveshje për ekstradim, dy të arrestuarit mund shpejtë t'i dorëzohen Maqedonisë me marrëveshje të dy ministrive të punëve të brendshme, pohon ish-ministri i Punëve të Brendshme Pavle Trajanov për Dojçe Vele.

Zëdhënësi i Qeverisë Mile Bosnjakovski sot deklaroi se Maqedonia "pret të realizohen të gjitha marrëveshjet dhe standardet ndërkombëtare për rastin dhe tërë procedura do të përfundojë në kuadër të afateve reale".

Skandali me përgjimet në Maqedoni filloi në vitin 2015 dhe shkaktoi krizë politike në vend.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.10.2017, 18:46  | D.J. | 759 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.