Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
« Video » Zaev dhe Bejta, për Gostivarin që duam të gjithë së bashku
zaev-bejta.jpg

Gostivar, 20 tetor -Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, z. Zoran Zaev sot vizitoi qytetin e Gostivarit dhe bashkë me Kryetarin e Komunës së Gostivarit njëherit kandidat, z. Nevzat Bejta në sheshin e qytetit mbajtën fjalime para qytetarëve të Gostivarit.

“Kryeministër. Në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Gostivarit, të urojmë mirëseardhje në Gostivar. Është kënaqësi t’ju kemi sot në mesin tonë. Më lejoni t’ju informoj se Gostivari është plotësisht i angazhuar në rrugën drejt reformave dhe ndryshimeve të nisura nga ju.Qyteti ynë i bukur është tani edhe më i mirë nga çka qenë. Por ne shpresojmë që me ndihmën tuaj të mund të bëjmë shumë më tepër. Z. Kryeministër, Edhe një herë faleminderit shumë për vizitën. Gostivari mirëpret Juve, dhe vizionin tuaj për të ardhmen e vendit”, tha në sheshin e qytetit në Gostivar. Kryetari Bejta.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, z. Zoran Zaev në fjalimin e tij potencoi që me Nevzat Bejtën janë miq të vjetër dhe se në Gostivar ndodhet për t’i dhënë mbështetje në realizimin e programit parazgjedhor si Kryetar i Gostivarit.

Erdha sonte të kërkoj mbështetje. Gostivari vite më parë ndodhej në situatë të palakmueshme.  Kishit Kryetar komune i cili publikisht fliste për atë që nuk bënte, por dinte edhe të lavdëroi atë që bënte dhe paraardhësin tim e vendosi në pozitë të palakmueshme. Unë kam ardhur sot  këtu të kërkoj mbështetje por edhe të jap fjalë! Nevzat Bejta është shoku im, miku im i mirë! Kaluam shumë sfida së bashku. Në vitin 2005 me fillimin e decentralizimit filluan garat në mes komunave. Strumica ime llogaritej ndër më të suksesshmet. Dy herë pësuam humbje nga Nevzat Bejta dhe Gostivari”, tha Zaev.  

 

Unë e di, tha ai, sa ai e do Gostivarin dhe se me një mbështetje të vogël nga pushteti qendror Gostivari do të shkëlqej.

 

“Dua të nderuar Gostivaras sonte këtu përpara Jush ta jap fjalën time. Duke kërkuar mbështetje për Nevzatin ju premtoj se e keni mbështetjen e Zoran Zaevit, të Qeverisë së RM – së dhe shumicës parlamentare. 100 % pas Gostivarit, qëndrojmë fuqishëm pas kërkesave dhe projekteve kryesore te Gostivarit. Gostivari ka fuqi të realizoj projekte dhe ka realizuar projekte. Janë realizuar vetëm në vitet e fundit 600 projekte, por tani me mbështetjen e pushtetit qendror se bashku në fillim do ta zgjidhim problemin e deponisë për shkak se paraqet shëndet për Gostivarin. Keni mbështetjen e plotë të Qeverisë së RM – së për zgjidhjen e shpejtë dhe përfundimtare të problemit të deponisë këtu në Gostivar”, tha Zaev.

Dua të premtoj mbështetje, tha Zaev, për të gjitha projektet programore të cilat Nevzati i  ka në program. Unë program tjetër edhe nuk pash këtu në Gostivar nga kandidatët për kryetar komunash.

“Qëndroj plotësisht pas programit të Nevzat Bejtës si kryetar I ardhshëm I komunës së Gostivarit. Të nderuar miq, jo rastësisht qëndroj pas Nevzat Bejtës. E dini që në anën tjetër kemi kundër kandidat i cili është ministër në Qeverinë time. E di qe nuk e ka për qejfi edhe kandidaturën dr. Arbeni. Ky fakt për mua është i qartë andaj edhe propozoj të bëjmë marrëveshje në Gostivar. Të gjithë të shohim punët tona. Unë të jem kryeministër, doktori të kujdeset për shëndetësinë, Nevzati të kujdeset për Komunën”, tha Zaev.

 

Ashtu është më e drejtë dhe korrekte për të gjithë, shtoi Zaev, duke shtuar që mjek na duhet të gjithëve.

 

“Të jemi të drejtë edhe nëse nuk na pëlqen ky fakt. Mjekët, dr. Arbeni të na shërbej në shëndetësi sepse ai shëndetësinë e njeh mirë. Komunën e Gostivarit nuk e njeh askush më mirë se Nevzat Bejta. Për këtë arsye të mundësojmë punët të rrjedhin sipas rendit. E dini se në rrethin e parë nuk edha. Doja të shoh kujt gostivarasit do ti japin më shume përkrahje Nevzatit apo Arbenit. Ja, Nevzati ka epërsinë.  Puna është e qartë. Unë jam njeri I mirë dhe nuk dua armiqësi me askënd, por rendi është rend dh eta respektojmë rendin. Kërkoj mbështetje të nderuar Gostivaras për numrin 3 dhe Nevzat Bejtën të vazhdoj ta drejtoj Gostivarin, këtë komunë të mrekullueshme. Lehtë është të mbajmë mend për 29 – shin. Zoran Zaev është si dy treshe. Treshi është opsioni për Gostivarin. Ta zgjedhim sepse treshi do ta sjell fatin”, vijoi Zaev.

 

Para dhe pas takimit me qytetarët në sheshin e qytetit, Bejta dhe Zaev lëvizën rrugëve duke u përshëndetur me qytetarët e Gostivarit.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.10.2017, 20:39  | T.E. | 8,952 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.